HomeOP EDZgjedhjet e 11 majit në arrest kardiak/nga Azgan Haklaj

Zgjedhjet e 11 majit në arrest kardiak/nga Azgan Haklaj

spot_img

nga Azgan Haklaj
Sot kur fushata zgjedhore po i drejtohet finishit në një vend që mendon ti qaset normalitetit demokratik të gjitha forcat politike e kryesisht ato që kanë bartur dhe pretendojnë qeverisje duhej të ishin në fazën e fundit të shpalosjes e shpjegimit të programit të tyre.

Për fat të keq kjo jo vetëm nuk po ndodh por gjithçka është përçudnuar e injoruar.

Program nuk ka te oligarkia politike PS-PD!

Edi Rama përveç tallavasë e kërcimeve të neveritshme të marionetave të tij në vend të programit ka zgjedhur dialogun e polemikat qesharake me Vrenozin!

Ndërsa Sali Berisha me një stil kopjac mendon të intrigojë elektoratin me stilin “àla Trump”.

Ai duke vendosur kapelen si Trump mendon se hipnotizon njerëzinë si Aladini me llampën e tij të mrekullive.

Nje teatër që jo vetëm është i shpifur e neveritës por nënçmon inteligjencën e kombit tonë.

Nuk ka paradoks më të madh se të flasësh për projektin e “dhimbshurisë” për një shumicë shqiptarësh që janë nën nivelin e varfërisë e të dërgosh miliona dollarë lobingu privat në kontot e avokatëve më reputativë e më të shtrenjtë të globit.

Ndërsa “bossi” i pagesës së lobingut nuk figuron të ketë dhënl asnjë cent donacion.

Eshtë i pashpjegueshëm ky lloj “patriotizmi” e solidariteti për të investuar 6 milion’ dollarë kur për termetin e fundit në Shqipëri komuniteti ynë atje mblodhi gjithsejt 700000 dollarë.

Nuk ka tallje më të madhe sesa të ligjerosh për rritje pensionesh apo minimum jetik teksa natën firmosen për krimin e oligarkinë dhjetëra kulla në Tiranë.

De facto zgjedhje nuk mund të ketë në këtë situatë pasi arkivolit të tyre i është vënë kapaku dhe presim ditën e funeralit formal me 11 maj.

E vetmja shpresë që është në kushtet e pamundësisë për të gjurmuar këtë krim shumë dimensional është SPAK-u.

Unë besoj në integritetin e tij por në fakt as numerikisht nuk mund ta mbulojë me modesti gjithë këtë baterdi.

Gjithsesi Rilindja dhe Rithemelimi, Rama – Berisha përkundër trukeve e parave të zeza që po përdorin për tjetërsimin e vjedhjen e zgjedhjeve nuk do ja dalin deri në fund…

Ka gjithmonë një pikë vlimi dhe kjo po vjen.

Do ta mbyll refleksionin tim me një shprehje si paralajmërim për dyshen shkatërrimtare të demokracisë Rama-Berisha…

“Bëni kujdes se vrima e miut do t’ju duket sa tuneli i Llogarasë…”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular