HomeKryesoreDITA E PARË/Nis edicioni i 4-të i panairit “Kamza lexon” në kujdesin...

DITA E PARË/Nis edicioni i 4-të i panairit “Kamza lexon” në kujdesin e Rakip Sulit. Ja tri promovimet, temat e diskutuara dhe personalitetet pjesëmarrëse

spot_img

Sot më datë 1 maj 2025 hapi dyert panairi tre ditor i librit “Kamza lexon”, edicioni i tij i katërt. Ky aktivitet organizohet nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili ka një meritë të jashtëzakonshme jo vetëm për ecurinë e këtij panairi që sipas të ftuarve ai tashmë është kthyer në aktivitet Kombëtar, por dhe ky shembull duhet të ndiqet dhe nga bashki të tjera.
Zoti Suli priti ne nje takim jurine duke e falenderuar per angazhimin e tyre ne kete Panair, si dhe te ftuarit ne Panelin Foles se dites se pare.
Kryetari i Bashkise Kamez ne kete takim te shkurter me miqte iu shprehu angazhimin e tij per te vazhduar dhe konsoliduar edhe me tej kete panair si dhe mbeshtetur kulturen dhe arsimin ne Kamez. Zoti Suli vecse iu konfirmoi te ftuareve punen e bashkise e cila konsiston ne ndertimin e 40 shkollave te reja me ambiente per seaminare apo per te realizuar takime me autore te ndryshem. Kryebashkiaku Suli nderkohe pohoi dhe faktin qe vec bibliotekes së Bashkise Kamez ne Qendren e Kultures institucioni i drejtuar prej tij eshte kujdesur qe dhe bibliotekat e shkollave te jene te pajisura me sa me shume tituj librash sikurse ne shkollat e Kamzes çdo vit sillen autore te ndryshem per te bashkebiseduar me nxenesit.
Ky aktivitet që nisi sot do të ketë shumëllojshmëri aktivitetesh dhe ne ditët ne vijim mbi librin, autorin, përkthyesin, botuesin dhe lexuesin e epokës digjitale.  Gjatë ditëve të panairit duke nisur nga sot dita e parë janë organizuar takime me autorë të bashkëkohësisë, lexime, diskutime, promovime librash dhe ndarje çmimesh. “Ajo që po ndodh sot është dramatike sepse ndryshimet teknologjike janë të përditshme, ndryshime kaq të shpejta s’kanë ndodhur kurrë në informacion. Janë ndryshime që detyrimisht sjellin ndryshime dhe në të gjithë format e kulturës”, tha Misha. Libri tradicional përballë formave digjitale ishin diskutimet që bënë bashkë shkrimtarët më në zë të letërsisë shqipe. “Bum botimesh por një rënie leximi, pra ka një problematikë, ka një kontradiktë, dhe a mund të gjendet forma didaktike e nxitjes së leximit paralelisht me zhvillimin e teknologjisë dhe mbi të gjitha do të thosha që më e rëndësishme është zhvillimi i shoqërisë”, shprehet shkrimtari Ylljet Aliçka. “Ç ‘rendësi ka forma se si ata shkojnë  te libri, për ne e rëndësishme është që të marrin këto gjëra që përmenda dhe se shkojnë përmes formës elektronike apo përmes formës së leximit, asnjë prej nesh nuk është i interesuar”, tha shkrimtarja Anila Mullahi, shkrimtare. Përveç diskutimeve mbi rolin e librit në epokën digjitale, u përcollën edhe mesazhe të veçanta për lexuesit e rinj, duke theksuar rëndësinë e leximit dhe zhvillimit kulturor te brezat e ardhshëm. “Libri fizik është integruar me librat me muzikë, librat ku personazhet flasin. Këmbëngulja është te procesi I të lexuarit. Leximi është më i rëndësishëm nuk ka rëndësi se e merr atë erën e letrës apo jo”, u shpreh shkrimtarja Rita Petro.

Nga data 1 deri më 3 maj, 25 shtëpi botuese, të përfaqësuara nga autorë, shkrimtarë dhe botues, do të jenë pjesë e aktiviteteve dhe takimeve me lexues të moshave të ndryshme në qytetin e Kamzës.
Folës ne këtë takim ishin:  Piro Misha, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare Shqipërisë.  Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit . Anila Mullahi, autore, pedagoge në Katedrën e Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Dhurata Shehri, autore, pedagoge në Katedren e Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Edon Qesari, Doktor i shkencave në histori politike dhe sociale, pedagog dhe kërkues shkencore në Institutin e Historisë, Akademia Albanologjike. Ben Andoni, gazetar, përkthyes dhe publicist. Albert Gjoka, Drejtor “Instituti Kulturë dhe Edukim për Zhvillim themelues i portalit online “Bukinist.al.” aktualisht i platformës Leximtari.al  si dhe znj. Katerina Kule, gazetare dhe moderatore në Radio Televizionin Shqiptar

Programi i ditës së parë
TEMA : “Evolucioni i librit të shtypur në epokën digjitale” nisi nën moderimin e znj. Gilma Bajramaj. Ky takim mblodhi profesorë, autorë, studiues, botues, shkrimtarë dhe gazetarë të njohur në panairin e librit “Kamza lexon” (edicioni IV). Diskutimet u fokusuan te libri dhe evolucioni i tij në periudhën digjitale. Ky takim pati për qëllim të ftojë për diskutime dhe mendime pjesëmarrësit mbi përfitimet dhe sfidat që sjell epoka digjitale për librat dhe lexuesit. Si ka evoluar libri nga forma e tij tradicionale deri në formatin digjital. Tematikat e përzgjedhura në këtë takim letraro-kulturor do të shërbejë si një platformë për të diskutuar dhe reflektuar mbi rëndësinë e librit dhe ndikimi i tij në shoqëri.
1. Si ka ndryshuar koncepti i librit nga forma tradicionale në atë digjitale. Impakti i librit në shoqërinë moderne; Cila formë është më efektive tek të rinjtë; Si ndikon forma digjitale në mënyrën si lexojmë dhe përvetësojmë informacionin;
2. Ndikimi i teknologjisë/Si u zhvilluan platformat si Kindle, e-Books dhe platforma të tjera që janë bërë popullore për leximin; Si ndikon roli i rrjeteve sociale në promovimin e librave dhe si kanë ndikuar bloget e letërsisë në krijimin e komuniteteve lexuesish;
3. Sfidat dhe mundësitë/ Sfida për autorët dhe botuesit, si kanë ndikuar e-book-ët dhe platforma të tjera digjitale në industrinë e botimeve; Mundësitë e reja, si mund të përdoren teknologjitë e reja për të përmirësuar procesin e krijimit dhe shpërndarjes së librit;
4. E ardhmja e librit/ Mundësi të reja, teknologjitë e reja si realiteti virtual dhe interaktiviteti në libra; Si do të duket formati i librit në të ardhmen; Po mundësia e përzierjes së formateve të ndryshme, tekst audio, video cili është rezultati i pritshëm i ekzistencës së librit;  

Tre promovimet e ditës së parë
Pas seminarit hapës në orën 12:00 do të bëhet promovimi i librit “Parajsa” i Ben Blushit. Autori sjell një këndvështrim të botës e cila nëpërmjet teknologjisë mund të çlirohet nga shumë probleme. Një qasje e guximshme e cilësuar artificiale por që në vetvete mbart zgjidhje për kohën ku ne jetojmë “Kisha dy mundësi ose ta quaja parajsa artificiale ose ferri artificial. Po ta quaja ferri artificial do ishte pak më problem. Ferri është më i natyrshëm se parajsa.  Sot jetojmë në një kohë që harxhojmë 70% të kohës online. Kemi një komunikim artificial me botën dhe njerëzit që na rrethojnë.

Na ka zëvendësuar komunikimin e natyrshëm. E ardhmja natyrisht që i takon teknologjisë. Libri merr përsipër të tregojë si do të jetë bota jonë pas shumë vitesh”,-tha shkrimtari Ben Blushi. Botimi e vë lexuesin në dy gjendje, ferri ku ai hyn në atë që autori e cilëson ferri ku mund të sajohet një luftë ndërsa në  pjesën e dytë vjen  parajsa ku personazhi kryesor tregon se si mund të jetë parajsa e vërtetë përmes teknologjisë.

Në orën 14:00 do të bëhej promovimi i librit “Rrezefati” i Rudina Çupit si dhe në orën 15:00 do të promovohej libri “Shtatë dritaret” i Viron Gracit.

Në vijim në orën 16:00 nën moderimin e Monika Stafës dhe pranisë së botuese Ed Vela do të ishte takimi më autorët nga Kamza me temë “Shkrimtari përballë realitetit shoqërorë në kohë dhe periudhë të ndryshme” ku të pranishëm ishin Fatmir Gjestila, Qazim Shehu, Ferti Toma, Valbona Hykaj, Dritan Thomaraj, Merita Gjoni, Çaush Kullafi, Mina Çaushi, Hajdi Skeja, Haki Përnezha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular