Policia ka sekuestruar pamje filmike te rrugës dhe bizneseve të zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol në Elbasan pranë në kryqëzimi të rrugës që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani ” me bllokun e banimit pranë rrjedhës së Zaranikës.
Nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plase është vendosur nga një burrë i cili ka qarkulluar gjatë mbrëmjes disa herë para hyrjes së apartamentit të katit të parë të pallatit ku ndodhi shpërthimi.
Nga këqyrja paraprake e pamjes së personit që ka përdorur lëndën plasëse shpresohet të bëhet identifikimi i tij i shpejtë.
Policia ka marrë pyetje edhe fqinjët e personit të cilit i përket apartamenti në hyrje të cilit shpërtheu lënda plasëse. Gjithashtu ka marrë informacion të detajuar edhe për aktivitetin e familjarëve të familjes së shtetasit A.P , para banesës të cilit ndodhi shpërthimi.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.