HomeKultureSot starton panairi “Kamza lexon” edicioni i katërt. Ja programi, personalitetet pjesëmarrëse...

Sot starton panairi “Kamza lexon” edicioni i katërt. Ja programi, personalitetet pjesëmarrëse dhe data e çmimeve

spot_img

Sot më datë 1 maj 2025 hapet panairi tre ditor i librit “Kamza lexon”, ( ditën e tretë do të jetë ndarja e çmimeve), edicioni i tij i katërt ku pritet të ketë një shumëllojshmëri aktivitetesh mbi librin, autorin, përkthyesin, botuesin dhe lexuesin e epokës digjitale.  Gjatë ditëve të panairit do të organizohen takime me autorë të bashkëkohësisë, lexime, diskutime, promovime librash dhe ndarje çmimesh.
Programi i ditës së parë
TEMA : “Evolucioni i librit të shtypur në epokën digjitale”, 1 maj 2025, ora 09:30, sheshi “Nënë Tereza” Kamëz. Nën moderimin e znj. Gilma Bajramaj. Ky takim do të mbledhë profesorë, autorë, studiues, botues, shkrimtarë dhe gazetarë të njohur në panairin e librit “Kamza lexon” (edicioni IV). Diskutimet do të fokusohen te libri dhe evolucioni i tij në periudhën digjitale. Ky takim ka për qëllim të ftojë për diskutime dhe mendime pjesëmarrësit mbi përfitimet dhe sfidat që sjell epoka digjitale për librat dhe lexuesit. Si ka evoluar libri nga forma e tij tradicionale deri në formatin digjital. Tematikat e përzgjedhura në këtë takim letraro-kulturor do të shërbejë si një platformë për të diskutuar dhe reflektuar mbi rëndësinë e librit dhe ndikimi i tij në shoqëri.
1. Si ka ndryshuar koncepti i librit nga forma tradicionale në atë digjitale.
Impakti i librit në shoqërinë moderne; Cila formë është më efektive tek të rinjtë; Si ndikon forma digjitale në mënyrën si lexojmë dhe përvetësojmë informacionin;
2. Ndikimi i teknologjisë
Si u zhvilluan platformat si Kindle, e-Books dhe platforma të tjera që janë bërë popullore për leximin; Si ndikon roli i rrjeteve sociale në promovimin e librave dhe si kanë ndikuar bloget e letërsisë në krijimin e komuniteteve lexuesish;
3. Sfidat dhe mundësitë
Sfida për autorët dhe botuesit, si kanë ndikuar e-book-ët dhe platforma të tjera digjitale në industrinë e botimeve; Mundësitë e reja, si mund të përdoren teknologjitë e reja për të përmirësuar procesin e krijimit dhe shpërndarjes së librit;
4. E ardhmja e librit
Mundësi të reja, teknologjitë e reja si realiteti virtual dhe interaktiviteti në libra; Si do të duket formati i librit në të ardhmen; Po mundësia e përzierjes së formateve të ndryshme, tekst audio, video cili është rezultati i pritshëm i ekzistencës së librit;
Folës:  Piro Misha, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare Shqipërisë.  Fatos Kongoli, shkrimtar, gazetar letrar dhe redaktor.  Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit . Anila Mullahi, autore, pedagoge në Katedrën e Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Dhurata Shehri, autore, pedagoge në Katedren e Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Edon Qesari, Doktor i shkencave në histori politike dhe sociale, pedagog dhe kërkues shkencore në Institutin e Historisë, Akademia Albanologjike. Ben Andoni, gazetar, përkthyes dhe publicist. Albert Gjoka, Drejtor “Instituti Kulturë dhe Edukim për Zhvillim themelues i portalit online “Bukinist.al.”  Znj. Katerina Kule, gazetare dhe moderatore në Radio Televizionin Shqiptar.) #MinistriaeEkonomisëKulturësdheInovacionit#qkll #kamzalexon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular