HomePolitikeEthem Aga: Në Gurrë të Madhe, aty ku "i madh" është mali...

Ethem Aga: Në Gurrë të Madhe, aty ku “i madh” është mali me halle në fshatin pak km larg Tiranës

spot_img

Nga Ethem Aga
Në Gurrë të Madhe, aty ku “i madh” është mali me halle. Një fshat pak klometra larg Tiranës pa kanalizime të ujërave të zeza, pa kanale vaditëse, e mbi të gjitha pa një shkollë.

PO, pa shkollë fillore. Dhjetëra fëmijë të mitur udhëtojnë çdo ditë nga Gurra e Madhe në Daias, tre klometra larg. Por halli mbi hallet është braktisja e fshatit nga të rinjtë.

Shpresëvrarë nga qeverisja 12-vjeçare, rinia ka ikur, duke lënë pas familjen e të afërm. Çdo ditë kërcënohen me vendin e punës, kërcënohen me gjoba, shantazhohen për një çati që ndërtojnë, një avlli që ngrenë apo edhe një kotec pulash.

Inspektorë e policë mbi shpinë, terror e trysni për votën. Hallet janë të mëdha, por edhe shpresa po aq e madhe. 11 Maji po vjen, është koha të ndëshkojmë 12 vite korrupsion, shantazh dhe shpopullim të vendit.

Të gjitha këto do marrin fund më 11 maj. Vota juaj është ndryshimi! Për pensione mbi 200 euro, për pagë mesatare 1200 euro, për ulje të çmimit të energjisë 30% dhe uljen e çmimit të naftës 40%.

Këtyre punëtorëve të mirë PD u ofron subvencione për çdo kokë bagëti, rimbursim për çdo njësi prodhimi dhe kanale vaditëse.

Votoni PD-në, votoni Ethem Aga, jam njëri nga Ju dhe zëri juaj në parlamentin e ardhshëm. Ta bëjmë Shqipërinë Madhështore.

Njishat zgjedhin Njishin!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular