HomeKronikeGrupet kriminale po ndikojnë në zgjedhje? Shemsi Prençi: SPAK të monitorojë zyrtarët...

Grupet kriminale po ndikojnë në zgjedhje? Shemsi Prençi: SPAK të monitorojë zyrtarët e lidhur me…

spot_img

hSemsi Premçi, ish-drejtues i lartë i policisë, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se SPAK-u duhet të përqendrohet në qarqet Elbasan, Fier, Shkodër dhe Durrës, ku sipas tij PS ka aktivizuar së fundmi grupet kriminale për të ndikuar në zgjedhje.

Ai u shpreh i bindur që SPAK-u do të godasë fort në Elbasan, ndërsa u shpreh se Prokuroria e Posaçme i ka të evidentuar zyrtarët e lartë dhe zyrtarët lokalë që janë miq të Suel Çelës.

Premçi po ashtu kërkoi veprim të organeve ligjzbatuese lidhur më atë e konsideroi si anarki të krijuar në zyrat e DHL në Greqi, ku ka votime kolektive.

“Kam menduar që pas shpalosjes së një strategjie nga SPAK-u do kishte kontroll të territorit për parandalimin e krimeve zgjedhore, por sondazhet kanë tensionuar situatën atje ku PS del negativisht në raport me rezultatet e vitit 2021. Ka probleme në Shkodër, Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Fier. Duke marrë në konsideratë edhe udhëheqësit politikë në këto qytete, del në pah se pikërisht që ata persona që janë përgjegjës për mos realizimin e inceneratorëve, kanë çuar nivelin e sondazheve në barazim, ose në favor të opozitës.

Bëhet fjalë për disa grupe kriminale të Elbasanit, Fierit dhe Durrësit për t’i vënë në favor të politikës.
Në Greqi është situata më e keqe për votën, sepse ka pasur probleme me shpërndarjen e zarfave, që pretendohet se Greqia s’ka adresa. Ky është pretendim i papranueshëm, sepse Greqia është vend i BE. Këto pretendime krijojnë anarshi në zyrat e DHL, duke ndikuar grupe kriminale me patronazhista, për të marrë vota kolektive.

I bëj thirrje KQZ, SPAK dhe BKH, pavarësisht s’e s’kanë kompetenca për në Greqi, që të ndërpresin anarshinë e krijuar në zyrat e DHL në gjithë Greqinë, që të ndërpritet votimi kolektiv, sepse ky proces mund të çojë deri në mosnjohjë të zgjedhjeve të emigrantëve. SPAK i ka mundësinë, edhe në bashkëpunim me KQZ-në, edhe në bashkëpunim me partinë, të evidentojnë raste flagrante të doformimit të votës. Grupet kriminale janë futur në lojë së fundmi në PS për të shpëtuar nga humbja.

Nëse SPAK-u do ndërpresë bashkëpunimin politik-krim, s’do ketë ndikim. Në Fier autoritetet shtetërore po veprojnë me forcë, për shkak të deklaratës së zv.kryeministres që do ta çojë 11-5. SPAK-u duhet të përqendrojë vëmendjen në Elbasan, Fier, pa përjashtuar Lezhën dhe Shkodrën.

Grupi i Suel Çelës është i veçantë sa i përket ndikimit në administratën publike. SPAK-u i ka të evidentuar të gjithë personazhet. I ka më keq se dosja 184 në Dibër. SPAK-u i ka të evidentuar zyrtarët e lartë dhe lokalë që janë miq të Suel Çelës. Jam i bindur që ka forma dhe metoda për t’i mbajtur në mbikëqyrje. Kam bindjen absolute që SPAK-u do godasë fort në Elbasan. Aktualisht në Gjykatën e Elbasanit ka emër të dirigjuar nga Suel Çela.
Ka edhe drejtorë të tjerë.

Luan Tabakun e njoh personalisht, çfarë s’pritet nga kjo kategori njerëzish. Të vjen keq për një intelektual që noton në ujërat e krimit. Të gjithë drejtrorët rajonalë të Elbasanit, 50 për qind e tyre, janë emëruar me ndërmjetësim të Suel Çelës. SPAK-u dhe BKH të marrë listen e drejtorave, dhe të shoh lidhjen e Çelën dhe bandën.

Një nga fenomenet që ka plasur është që në këmbim të votave po u hapen lokale të lojërave të fatit. Në këmbim të licencave dhe kësaj lirie veprime, edhe pse s’janë çelur lokalet hapur, apo aktet normative, ende konsiderohen se këto lojëra fati nuk funksionojnë me bazë ligjore, por me mbrojtje nga Policia e Shtetit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular