HomePolitike“Në Tiranë synojmë mandatin e 20”- Elisa Spiropali bën parashikimin për 11...

“Në Tiranë synojmë mandatin e 20”- Elisa Spiropali bën parashikimin për 11 majin: Ja sa deputetë do marrim në rang kombëtar! Arrestimi i Veliajt? Të keqardhur, por…

spot_img

Drejtuesja e qarkut politik për PS në Tiranë, Elisa Spiropali thotë se në zgjedhjet e 11 majit janë të bindur se do të marrin minimumin për të qeverisur, por thekson se synojnë edhe më shumë.

Në qarkun Tiranë, Spiropali shprehet se kanë objektiv të marrin mandatin e 20, duke theksuar se kanë mbështetjen edhe të votës së diasporës.

“Në qarkun e Tiranës besoj se do kemi një rezultat më të lartë se i 2021. Pa diskutim nuk biem nën 19 mandate, por synojmë 20 mandate. Dyshemeje është 19 ne synojmë 20. Që ne do marrim minimumin për të qeverisur, 71 kjo nuk diskutohet as më skeptikët. Ne besojmë që do marrim një fitore më të madhe dhe më të sigurt, më gjithë përfshirëse sesa në zgjedhjet e 2021. Pra nëse kemi marrë 74 mandate, nuk besoj se ka diskutim që kjo është dyshemeja, pra do marrim më shumë sesa aq”, tha Spiropali në emisionin “Opinion”.

E pyetur në lidhje me arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe se e ka dëmtuar Tiranën dhe bazën socialiste të kryeqytetit, Spiropali u përgjigj se ndihen të keqardhur, por thekson se “nuk kane dale per ta mbrojtur me armen e partise”.

Kjo është një pyetje për t’u bërë për arsyet elektorale, por unë do e nis nga fakti që ne jemi tmerrësisht të keqardhur për atë që ka ndodhur, në të gjitha pikëpamjet, si nga pikëpamja njerëzore, si kolegë, për një njeri që kemi punuar me vite dhe si një njeri që ka padiskutim meritat e tij në PS, por edhe në transformimin e Tiranës. Por të gjitha këto arsye dhe ndjesi tonat kanë shërbyer që të dalim publikisht dhe të mbrojmë politikisht apo me armët e partisë, qoftë dhe Erionin? Një njeri në pozita kaq të larta në PS dhe me një ndikim kaq të madh siç ju e thoni? Jo, as në këtë rast. Pra në rastin tonë zgjedhja ka qenë shumë e qartë. Ai grup kapitulli 1 i BE-së nuk është hapur vetëm se atyre një ditë të bukur atyre iu është tekur që ne papritur të jemi në atë tryezë dhe të negociojmë sundimin e ligjit, për shtetin e së drejtës, për liritë, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ia kemi hequr këtë pushtet politikës dhe ia kemi kthyer atë qytetarëve shqiptarë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular