HomeSociale“Babai juaj ka ndërruar jetë”- Telefonata nga spitali që trishtoi një familje!...

“Babai juaj ka ndërruar jetë”- Telefonata nga spitali që trishtoi një familje! Vajzat shkojnë për të marrë trupin e pajetë, por ai ishte gjallë! Çfarë ndodhi

spot_img

“Zonjë, babai juaj fatkeqësisht ka vdekur. Ai pësoi një atak kardiak”, kjo ishte telefonata që një vajzë mori nga spitali për banain e saj.

Por në realitet burri ishte gjallë dhe në fakt kishte dalë nga spitali. Kjo histori e pabesueshme ka ndodhur në spitalin e Campobasso-s në Itali.

Njerëzit që e përjetuan të gjithë këtë ngjarje nga afër e treguan historinë: megjithatë, familja e burrit nuk ka ndërmend të ngrejë një padi kundër spitalit, raportojnë mediat italiane.

Vajza e një burri 67-vjeçar të shtruar në departamentin mjekësor të spitalit “Cardarelli” disa ditë më parë mori një telefonatë nga spitali që e njoftonte për vdekjen e babait të saj.

Vajza, së bashku me motrën e saj, sapo dëgjuan lajmin, nxituan për në spital pasi kishin njoftuar edhe një shtëpi funerale. Ndërsa dy gratë po bisedonin me një mjek, një telefonatë erdhi në telefonin e njërës prej grave dhe fjala “Babi” u shfaq në ekran, duke krijuar siklet tek të pranishmit: me zemër që i rrihte fort, gruaja u përgjigj dhe zëri që dëgjoi në celular ishte ai i babait të saj.

“Por pse nuk po vjen?” i tha ai. Burri ishte gjallë. Ai doli nga spitali po atë ditë. Mjekët në departament u justifikuan duke thënë se “kishte pasur një shkëmbim dosjesh me atë të të ndjerit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular