Drejtuesi politik i Koalicionit euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet me qytetarët dhe bizneset në Kamëz dhe Njësitë 2 dhe 8 në Tiranë. Zhgënjimi nga qeveria dhe rritja e kostove të jetesës, janë kryefjala e bisedës që shumë banorë të zonave i shprehin Bashës. “Edi Rama është treguar shumë i poshtër këtë radhë, edhe tha për 100 mijë lekëshin e kempit, se unë jam në kemp, kam dy diagnoza në kokë, edhe nuk na e dha, e hëngri fjalën” – u shpreh qytetarja.
Basha nga ana tjetër tha se braktisja që u ka bërë qeveria, është për faktin se paratë në vend që të shkojnë për qytetarët, i kanë çuar tek shokët e 7×7=313. Sipas tij, për t’i dhënë fund kësaj, e para dhe kryesorja është mbështetja totale ndaj SPAK, që punën e nisur ta çojnë deri në fund.
“E di pse si jep paret ai, se paret i marrin shokët tek burgu. Na jep mbështetje që t’i shkojmë deri në fund asaj pune dhe lekët t’i kthejmë tek ju. Numri 4 në datë 11, për veten tënde dhe për ata gjashtë fëmijë, t’i kesh me jetë. E para dhe kryesroja është që mandatin që ai synon ta marrë, e para e punës duhet të bëjmë të mos e marrë dhe e dyta t’i japim fuqi SPAK-ut që atë punë që e ka nisur ta çojë deri në fund. Kjo është, rrugë tjetër nuk ka.
Sepse dihet, që të vetmit në të gjithë atë fletë votimi, vetëm numri 4 është në mbështetje me vepra ndaj SPAK-ut. Këta të dy siç e keni parë, hapur dhe nën rrogoz kanë dalë dhe punojnë kundër SPAK-ut. Më 11 maj kjo është zgjehdja, o me familjen tuaj, o me shokët e Ramës tek 7×7=313. Lekët o në xhepat tuaj, o në xhepat e shokëve të e Ramës tek 7×7-313, në dy vende njëkohësisht nuk mund të jenë. Dhe kjo vlen për pensionistët, kjo vlen për studentët, kjo vlen për fermerët, kjo vlen për pronarët, kjo vlen për të përndjekurit” – u shpreh ndër të tjera Basha.
Ai gjithashtu foli edhe për një nga pikat e programit që do t’i vij në ndihmë shumë bizneseve të vogla. Basha tha se me taksën e sheshtë 9%, heqja e TVSH për biznesin e vogël dhe lehtësirat reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme, do t’u kthejë sipërmarrjeve normalitetin në aktivitetin e tyre.
