Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Tiranë. Parapraklisht bëhet me dije se një 23-vjeçare tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”, ku fatmirësisht e reja ka arritur të shpëtojë.
Shtetasja me iniciale S. I., rreth 23 vjeçe, aktualisht është në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 04:40, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Jorgo Plaku”, shtetasja S. I., rreth 23 vjeçe, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.