HomeKronikeEMRI/E dënuar me mbi 9 vite burg si pjesëtare e një grupi...

EMRI/E dënuar me mbi 9 vite burg si pjesëtare e një grupi kriminal, arrestohet 47-vjeçarja me dy identitete

spot_img

Policia ka vendosur në pranga një 47-vjeçare me dy identitete, e cila është dënuar në Itali me mbi 9 vite burg si pjesëtare e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Majlinda Avduli alias Dajana Tafani u arrestua në Elbasan, me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

47 vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim me një vendim të vitit 2016, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e radhës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

“Operacionalja 44”/E dënuar me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Elbasan, 47-vjeçarja.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:

Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular