HomePolitikeINTERVISTA/Flet kandidati kandidati i KEA, Albor Elezi: Të bëjmë ndryshimin e madh...

INTERVISTA/Flet kandidati kandidati i KEA, Albor Elezi: Të bëjmë ndryshimin e madh si në 1990. Pse kërkoj votën e bashkëqytetarëve..

spot_img

Është i pesti në listën rendore pa numër në fletën e kandidatëve për deputetë të Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën, por është i barabartë mes të barabartëve, sepse secili ndodhet në listë të hapur. Albor Elezi zyrtarisht është në garë për një vend në Parlamentin e pas 11 majit. Ai kërkon të sfidojë politikën e vjetër, asaj politike që në 34-vite nuk ka mbajtur premtimet ndaj zgjedhësve, të atyre deputetëve që i shohin qytetarët si dele në vathë duke i takuar një herë në katër vite a thua se iua kanë detyrim. Në një intervistë për startnews.al, z.Elezi do të flasë për arsyet që e shtynë të pranojë ftesën e Lulzim Bashës për të kandiduar, të cilat i konsideron dhe personale, por dhe që përputhen më vizionin dhe programin që kjo forcë politike ka, si dhe qasjen ndaj qytetarëve dhe mënyrën se si organizohen gjërat brenda familjes politike.
Zoti Elezi beson tek mbajtja e fjalës dhe meritokracia, ndaj fakti që sot Lulzim Basha e bëri fakt atë që premtoi, të listës së hapur është një tregues se një frymë e re po vjen sot në politikë dhe nesër në qeverisje. Në këtë intervistë Albor Elezi rendit dhe disa problematika që sot ndeshin qytetarët shqiptarë e rrjedhimisht dhe ato të Spitallës nga vjen, të Durrësit, Shijakut dhe Krujës ndaj dhe kërkon votën e bashkëqytetarëve për të qenë pranë tyre në zgjidhjen e halleve dhe problemeve si një zë i fortë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndiqni intervistën e Albor Elezit në vijim.
Zoti Elezi përse pranuat të kandidonit për deputet dhe pse pikërisht në listën e Koalicionit Euroatlantik?
Kandidimi në politikë veçse një privilegj që të jepet është më shumë një përgjegjësi. Sidomos në kohët e sotme ku politika është bërë mosbesuese nga sjellja jo realiste e politikanëve të tranzicionit. Sot, kur të trokasësh në dyert e qytetarëve, kur t’i takosh ato, duhet të kesh një fytyrë të pastër, te kesh integritet si njeri. Duhet të mos i kesh gënjyer kurrë më parë, të mos iu kesh futur duart në xhepa, të mos kesh keqpërdorur besimin e tyre. Si njeri i angazhuar politikisht, arsyeja e parë që më shtyu të pranoja propozimin e strukturave dhe ftesën e drejtuesit politik Lulzim Bashës është dhe meritokracia brenda radhëve në familjen tonë politike. E them këtë sepse listat nuk u mbyllën nga kryetari, por jemi të gjithë të barabartë mes të barabartëve! Kush do të fitojë më shumë vota të qytetarëve të Qarkut Durrës do të shkojë në Parlament. Ajo çfarë është thelbësore në politikë që radhët e karrierës në politikë të mos jenë në dorë të kryetarit, por të aftësisë së vetes, e këtë na e mundësoi Lulzim Basha përmes Koalicionit Euroatlantik.
A mund të rendisnin të tjera arsye më thelbësore, më konkrete që iu obliguan të merrnit përsipër këtë përgjegjësi ndaj bashkëqytetarëve tuaj?
E theksova edhe më lart. Njëra arsye ishte politike, kur tashmë është qartësuar fakti që ne në bazë na kanë trajtuar si thes votash nga lart dhe asnjëherë nuk jemi vlerësuar për atë çfarë kemi dhënë në terren. Ky ishte fundi i talljes dhe veçse nuk duhej të ia lejoja vetes këtë shfaqe të shëmtuar, duhej dhe të merrja përgjegjësinë t’i dilja vet zot situatës në të cilën ndodhemi duke dhënë shembullin tim.
Por, thelbësore në këtë angazhim timin politik është fakti që mendoj se ka ardhur koha që kasta e vjetër politike të hap rrugë, sepse ky vend vazhdon lëngon si pasojë e keqqeverisjes së kësaj klase politike të treshes Rama-Meta-Berisha të cilët i kanë trajtuar shqiptarët si dele duke mos respektuar besimin e tyre përmes votës për ta përkthyer këtë në një qeverisje të mirë për qytetarin. Rrjedhimisht kjo keqqeverisje e ka lënë Shqipërinë në këtë udhëkryq. Qytetarët ia mbathin çdo ditë për të ikur nga pasiguria dhe kushtet jo të mira sociale-ekonomike. Më i frikshëm është fakti që nga ky vend i bekuar nga perëndia po ikin dhe profesionistët ata të cilët kanë dhe rroga të mira. Skenari i trekëndëshit të Bermudës në politikë siç e ka theksuar z.Basha ka qenë largimi i sa më shumë shqiptarëve dhe qeverisja përmes rotacionit të pushtetit përmes militantëve të tyre kur ata të janë gati.
Sot që flasim Shqipëria nuk ka plotësuar atë ëndërr studentore që vinte përmes thirrjeve nga qyteti Studenti në vitin 1990: -“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. As pas tri dekadash e gjysëm kjo nuk ka ndodhur dhe paturpësisht ata që e kanë patur në dorë dhe na kanë gënjyer vazhdojnë ta premtojnë ende të ardhmen. Përgjegjës të kësaj situate janë Rama-Meta-Berisha, ata të cilët kanë drejtuar dhe sot duan të uzurpojnë skenën politike përmes një loje të pandershme politike ku gatuan Kodin Zgjedhor në kuzhinën e tyre siç deshën dhe duan t’i imponohen shqiptarëve sërish përmes rotacionit të kontrolluar sa herë duan ata. Kjo lojë e tyre nuk ka për të funksionuar më. E sa i përket pyetjes për diçka konkrete rreth kandidimit, e përmbledhur përsa theksova më lart: Ne jemi dëshmitarë të gjithë që kjo klasë politike ka mbajtur peng zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë. Kaq mjafton që të ndëshkohen dhe nuk ka për të ndodhur më që të na marrin për budallenj. Shqiptarët e ndershëm kësaj here do ti dalin zot Atdheut të tyre për të mos e lënë në dorë të hajnave.
Si opozitar dhe qytetar cili është vlerësimi juaj për qeverisjen 12 vjeçare të socialistëve dhe a mendoni se vijnë me ndonjë bilanc pozitiv tek qytetarët për të kërkuar votën më 11 maj?
Ju më thoni vlerësim, por vetëm të tillë nuk kam. Pozitiv as bëhet fjalë, por negativiteti për qeverisjen e Rilindjes është aq i madh sa të lë pa tekst. Për të iu përgjigjur pyetjes tuaj, mund të them që është një qeverisje e përfshirë nga skandalet e pafundme korruptive dhe e lidhur me krimin. Ky nuk është thjesht një konstatim imi, por dhe nga shqiptarë e ndërkombëtarë. Kjo konstatohet edhe në raportet ndërkombëtare përfshi dhe DASH. Rilindja, e ardhur në pushtet në 2013 nën moton “Të gjitha qelbësirat bashkë” nuk ka mundur të mbajë asnjë premtim real ndaj zgjedhësve. Situata nuk është përmirësuar aspak në të gjitha fushat. Më konkretisht arsimi ka degraduar. Me dhjetëra mijëra, në mos qindra mijëra nxënës sot nuk janë në auditorët e shkollës sepse familjet e tyre kanë emigruar. Të tjerët që janë në shkollë kanë të bëjnë me një cilësi të dobët në mësimdhënie si dhe në mjaft zona shkollat pikojnë shiun brenda. Propaganda me disa shkolla në Tiranë dhe ato me taksë shtesë ndaj qytetarëve nga bashkia, nuk pasqyrojnë realitetin. E njëjta gjë me shëndetësinë, ku edhe pse ndonjë godinë është rikonstruktuar shërbimi që merret është ende i ulët, pse jo korruptiv ku qytetarëve iu duhet të paguajnë nën dorë pa llogaritur këtu mungesën e ilaçeve në çdo spital. E për çfarë arritjeje të flasësh për Rilindjen, kur kemi parasysh faktin që siguria lë mjaft për të dëshiruar. Kjo për faktin sepse qytetarëve iu ka humbur besimi për të bashkëpunuar dhe denoncuar tek Policia e Shtetit sepse brenda saj ka elementë korruptiv që shesin informatorin. Si qeverisja vendore dhe ajo qendrore kanë qenë larg qytetarit. Kur flasim për Durrësin kemi parasysh faktin që kemi të bëjmë me një zonë informale si Spitalla që pavarësisht propagandës ende nuk janë legalizuar ndërtimet pa leje, janë bërë në mënyrë selektive, nuk ka patur ardhje të bizneseve siç dhe është premtuar për tu shpallur Zonë e Lirë Ekonomike. Në Qarkun Durrës kemi ende probleme me Rindërtimin dhe ky një spektakël rilindas sepse ende banorët sot janë pa shtëpi dhe nuk iu është mundësuar sistemimi në banesa. Nuk po numërojë problemet e shumta më të cilat përballen qytetarët si papunësia, varfëria etj, pjesë e gjithë shoqërisë sonë.
Cila është pritshmëria juaj dhe formacionit politik për të cilin kandidoni në këto zgjedhje?
Unë dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik nuk kemi ego të sëmurë karriere. Shkojmë para shqiptarëve për tu kërkuar atyre që së bashku të bëjmë ndryshimin e madh. Është ky një moment historik si në vitin 1990 për tu ndarë përfundimisht nga e shkuara jo vetëm 34 vjeçare komuniste. por 81 vjeçare sepse këtë vend nga viti 1944 e kanë qeverisur komunistët e ndarë edhe në parti të tjera e fatkeqësisht edhe në PD. Jo vetëm që ne të djathtët jemi prerë në besë, por dhe sot kërkojnë të mbajnë të uzurpuar skenën politike xhaketat e vjetra si dhe pasardhësit e tyre bllokmenësh të rinj.
Prandaj jo për interesin tim personal dhe kolegëve të mi kandidatë, kërkojmë nga qytetarët shqiptarë të rrëzojmë të vjetrën peng mbajtëse të së ardhmes sonë dhe votojmë për Shqipërinë në BE. Këtë do ta mundësojë Lulzim Basha, një politikan perëndimor, me vizion dhe i pakompromentuar që kërkon t’i dal zot vendit e ne po i shkojmë pas atij.
Apeli juaj për zgjedhësit?
Për ata që më njohin e të tjerë që do të mund t’i takoj përgjatë fushatës elektorale i garantoj se nëse do të më besojnë votën nuk do t’i zhgënjej dhe do të jem njëri prej tyre në sallën e Parlamentit dhe do ta ngre fort zërin për interesat e qytetarëve të Durrësit.
Apeli im është të shkohen në votime masivisht, të votohet për të ardhmen, të votohet nr.4, Koalicioni Euroatlantik, të votojnë emrin tim; Albor Elezi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular