Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer në podkastin “Flasim” se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për të blerë bileta avioni dhe për të udhëtuar.
Ai u shpreh e dëshironte të shikonte botën, por mundësitë ishin të kufizuara në atë kohë.
Ndërsa ka rrëfyer një histori në Londër me një shok të tij nga Kosova. Kryeministri u shpreh se vajzat e vetme të bukura në Britani, ishin ato nga Kosova.
“Duke hipur në shkallët elektrike që del nga underground, isha me një shokun tim kosovar, dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë, shumë e hijshme me flokë të gjata dhe i them shokut tim ‘shyqyr o burrë pashë një angleze të bukur’, vetëm kosovaret janë bukura në këtë vend”, tha kreu i qeverisë.
Edi Rama: Në Londër kam një histori shumë të lezetshme se ishin fillimet e viteve ‘90 dhe unë doja të shikoja botën. Mundësitë ishin të kufizuara, shisja ndonjë pikturë sa për të blerë ndonjë biletë avioni pastaj shkoja.
Në Londër kam qëndruar tek disa miq nga Kosova, duke qenë aty në shtëpinë e tyre dhe me rrethin e tyre njoha shumë shqiptarë të Kosovës që jetonin në Londër në atë kohë, më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, vajza shumë të bukura, shumë të bukura.
Edhe një ditë duke, se harroj, duke hipur në shkallët elektrike që del nga underground, isha me një shokun tim kosovar, dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë, shumë e hijshme me flokë të gjata dhe i them shokut tim “shyqyr o burrë pashë një angleze të bukur”, vetëm kosovaret janë bukura në këtë vend. Ai mu kthye me një zë të trashë, “shumë të mira janë”.