Kristjan Asllani, zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë ndaj Veronës, në triumfin 1-0 që Interi arriti në kampionat, me shqiptarin që në fund të sfidës është zgjedhur edhe “Lojtari i Ndeshjes”.
23-vjeçari shënoi golin e vetëm të sfidës, teksa u vlerësua me notën 8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Asllani i fitoi të katërta duelet me kundërshtarët, si dhe regjistroi 75 nga 81 pasime të sakta në total.
Shqiptari gjithashtu krijoi edhe një shans të madh shënimi për golin dytë, por topi shkoi vetëm pak centimetra mbi traun e portës.