HomeKryesoreFESTA E LIBRIT/25 shtëpi botuese, dhjetra shkrimtarë në panairin “Kamza Lexon”. Ja...

FESTA E LIBRIT/25 shtëpi botuese, dhjetra shkrimtarë në panairin “Kamza Lexon”. Ja fituesit e edicionit të 4-të

spot_img

Ka mbyllur dje siparin edicioni i katërt i panairit ”Kamza Lexon”. Në një ceremoni të veçantë në ambientet e City Hall do të ishte kulmi i festës 3-ditore të librit në Bashkinë Kamëz organizuar nën kujdesin e drejtpërdrejtë, të pritësit, të të zotit të shtëpisë, kryebashkiakut Rakip Suli. Në këtë mbrëmja gala u mbajt ceremonia e shpalljes së fituesve të“festivalit” letrar, të kurorëzuar nga juria e përbërë nga Ermir Nika, Alda Bardhyli dhe Arta Marku (Qëndro).
Në këtë aktivitet të një përmase të jashtëzakonshme për nga rëndësia duke i dhënë Kamzës jetë kulturore dhe letrare morën pjesë shkrimtarë, studiues, poetë, gazetarë, mësues dhe intelektual të zonës. Për këtë ditë “dasme” porosia e kryebashkiakut Suli ishte që gjërat të shkojnë natyrshëm mirë ndaj dhe stafi i Drejtorisë së Artit dhe Kulturës në Bashki është kujdesur deri në detajet më të vogla që ceremonia të shkonte më së miri.
Duhet theksuar fakti që qartësia e kryebashkiakut të Kamzës kur bëhet fjalë për t’i dhënë jetë kulturore, letrare dhe artistike qytetit ka qenë e dukshme dhe e reflektueshme në mbështetjen që ai iu ka dhënë të tilla ngjarjeve, që nuk ndodhin fare në shumë bashki të tjera.
Që gjithçka kishte shkuar mirë dukej tek qetësia e z.Suli para nisjes së ceremonisë dhe ndërkohë ai ishte i përkushtuar për përkujdesje maksimale ndaj miqve të ftuar që ata të ndiheshin sa më mirë në këtë natë festive në qytetin që qeverisë tashmë prej 2 vitesh në mandatin e dytë fal besimit qytetar. Duhet theksuar që të gjithë fituesit që morën fjalën u shprehën të surprizuar për ndryshimet rrënjësore që kanë ndodhur në Kamëz dhe falënderuan Rakip Sulin për atë revolucion që ka bërë një bashki që ka vetëm 30 vite moshë. Veçmas ata i shprehën mirënjohje z.Suli për evenimentin kulturor siç është panairi i librit, për rëndësinë që Bashkia Kamëz i kushton librit.
Shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi i emocionuar kërkoi që nga kryetari i Bashkisë Kamëz një rrugë të dedikuar për shkrimtarët e të njëjtën gjë do ta ritheksonte sot në një shkrim të tij teksa ndër të tjera po theksojmë çfarë ka nënvizuar: –“Ndryshe nga qytetet e vjetra të Shqipërisë, Kamza ka themeluar një çmim për letërsinë që nuk e gjen as në Tiranë, as në Korçë as në Shkodër dhe as në Vlorë. Për fat të keq këto qytete të vjetra i harxhojnë paratë për koncerte të shëmtuara, për birra, për qofte dhe për kallamar duke i zëvendësuar libraritë me mejhane dhe lexuesit me turistë të dehur. Në Tiranë, një qytet me 900 mijë banorë sot nuk ka më shumë se 5 librari, ndërsa në Korçë, në Shkodër dhe në Vlorë, librat shiten nëpër kioska të fshehur poshtë rafteve me cemcakiz, me cigare me dhe coca cola pa sheqer. Prandaj kur vjen nga Tirana dhe shkon në Kamëz habitesh që aty gjen diçka që ky qytet i madh nuk ia jep më lexuesve të vet, një panair, shumë lexues, debat për librin, stenda, shkolla të angazhuara, mësues letërsie të qeshur, vajza që kërkojnë autografe dhe mbi të gjitha një respekt për shkrimtarët të cilët nderohen me çmime. I frymëzuar nga kjo atmosferë e bukur, i propozova Kryetarit të këtij qyteti Rakip Sulit, njeriut që ka bërë të mundur këtë aktivitetet dhe e ka gjallëruar në mënyrë kaq befasuese Kamzën, ti zerojë taksat për libraritë dhe mundësisht të krijojë në këtë qytet të ri një rrugë shkrimtarësh”.
Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli pas falenderimit të bërë të ftuarëve në ceremoninë e ndarjes se çmimeve iu shprehu mirënjohje të gjithëve që ishin pjesë e panairit. Zoti Suli theksoi se është i vendosur që të vazhdojë ta mbështesë këtë panair ne si dhe arsimin në tërësi në territorin e Kamzës sic dhe ka bërë deri më tani. Zoti Suli iu pohoi pjesmarrësve se janë mbi 40 objekte arsimore të ndërtuara me të gjithë parametrat bashkëkohore shoqëruar dhe me infrastrukturën e duhur përfshi dhe bibliotekat apo dhe sallat ku mund të bëhen promovime librash apo të llojeve të ndryshme.  Për pjesëmarrjen në panair të shtëpive botuese dhe autorëve z.Suli do të shkruante: –”Faleminderit për çdo takim, çdo promovim, debat e rrëfim në këto dy ditë, duke i dhënë zë dhe frymëzuar brezin e ri se leximi është çelësi i dijes dhe zhvillimit shoqëror”.
Ndërsa dje pas përfundimit te ceremonisë, z.Suli teksa do të publikonte një video nga momentet më të bukura nga nata letrare e ndarjes se çmimeve do të shkruante: -“Nata e tretë e Panairit të IV të Librit “Kamza Lexon” 2025 u kurorëzua me ndarjen e çmimeve letrare, mes emocionesh dhe vlerësimesh për fjalën e shkruar, u ndanë çmimet për autorët dhe veprat më të spikatura të vitit. Urime të gjithë fituesve dhe faleminderit që me veprat tuaja e bëni letërsinë shqipe më të pasur”.
Fituesit e panairit ”Kamza
Lexon” 2025, edicioni i IV-të
Teksa juria e kishte bërë punën e vet e pritej momenti i ndarjes së çmimeve moderatorja Anila Kolgjini teksa falënderoi shtëpitë botuese dhe autorët për pjesëmarrjen si dhe stafin e Qendrës së Kulturës me drejtoreshe znj.Rigelsa Gupe për punën e shkëlqyer që kanë bërë në këtë panair do të niste të thërriste në mënyrë nominale dhënien e çmimeve.  
Çmimet e Panairit IV të librit “KAMZA
LEXON” 2025
dhe motivacionet përkatëse
Çmimi “PANTEON” për karrierën i jepet  Fatos Kongolit “Për kontributin e jashtëzakonshëm, me gjurmë të pashlyeshme, në shkrimin e një pjese të rëndësishme të historisë së letërsisë shqipe.
Çmimi “LITTERA” për prozën e gjatë  i jepet Ben Blushit: “Për mjeshtërinë e rrëfimit, stilin e ndërtuar mes dialogësh që udhëtojnë në të ardhmen, që e bëjnë romanin “Parajsa artificiale” një vepër ku letërsia bashkëkohore shqipe shënjon arritjen e saj më të lartë“.
Çmimi “KOLEKSION” për prozën e shkurtër i jepet  Diana Çulit: – Për lëvrimin mjeshtëror të prozës së shkurtër, ndërtimin autentik të subjekteve dhe karaktereve, për stilistikën e përkorë që ekuilibron raportin mes formës dhe strukturës së rrëfimit në vëllimin “I panjohuri”.
Çmimi “KACAMISRI” për letërsinë për fëmijë i jepet  Xhevahir Spahiut: -“Për muzikalitetin e fjalës, për natyrshmërinë në komunikim me lexuesit e vegjël, për filozofinë e perceptueshme prej tyre, për edukimin e ndjenjave atdhetare… përmes vjershave të librit “Një mijë dashuri”.
Çmimi ”BABEL” për përkthimin i jepet  Zija Vukajt: -“Për sfidën e përmbushur për të risjellë në shqip një kryevepër botërore të letërsisë për fëmijë, sikurse “Pinoku” i Carlo Collodi-t, duke i qëndruar me dinjitet ballafaqimit me përkthimet më të mira paralele“.
Çmimi “MEHR LICHT” për librin studimor i jepet Ardian Vehbiut: “Për këmbënguljen profesionale dhe intelektuale në funksion të vendosjes së ekuilibrave mbi të vërtetat shkencore lidhur me gjuhën shqipe, të shpalosura në vëllimin “Përrallëtarët e gjuhës shqipe”.
Shkrimtarit dhe publicistit të talentuar Shefqet Meko i cili jeton dhe punon në Minneapolis, SHBA i është dhënë “Çmim  Nderi“Në vlerësim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në letërsinë shqiptare me romanin” Rënia”, një vepër që shndërron kujtesën historike në art të vërtetë, duke ndriçuar me guxim përmbysjen e regjimit komunist.
Çmimi “Shkrimtari ne komunitet” i jepet Caush Kullafi per vlerat e krijuara ne përshkrimin mjeshtëror te botëkuptimit njerëzor, nëpërmjet artit te fjalës”.
Çmimi Letrar “Horizont” i jepet shkrimtarit te ri Hamdi Skeja si protagonist i spikatur ne letërsinë e brezit te ri, për veçanti te stilit dhe këndvështrimin origjinal ne trajtimin e realitetit.
Duhet theksuar fakti që si ceremonia e shpalljes së çmimeve, por edhe panairi “Kamza lexon” mundësohet fal kujdesit të veçantë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të kryebashkiakut Rakip Suli duke qenë i pakursyer. “Kamza lexon”,  tashmë në qytet konsiderohet si festa ose dasma e librit dhe është kthyer në traditë. Për nga interesi i shtëpive botuese dhe personaliteteve të letrave është certifikuar tashmë si i një përmasë kombëtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular