Një 28-vjeçar në Lezhë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, mbrëmjen e sdjeshme (3 maj), rreth orës 21:00 në lagjen ish-SMT.
Policia bën me dije se ka dyshime që i riu të jetë vetëvarur, ndërkohë që ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.