HomeKronikeGjendet pa jetë një person pranë portit të Shëngjinit, policia dyshon se...

Gjendet pa jetë një person pranë portit të Shëngjinit, policia dyshon se është nga Fushë-Kruja

spot_img

Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi.

Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular