HomeKryesoreKTHIMI NE IDENTITET, Azgan Haklaj: Emërtimi TROPOJË nuk përfaqëson historinë e krahinës...

KTHIMI NE IDENTITET, Azgan Haklaj: Emërtimi TROPOJË nuk përfaqëson historinë e krahinës tonë si dhe për arsye se është një emër sllav, duhet të hiqet nga përdorimi.

spot_img

KTHIMI NE IDENTITET: DOMOSDOSHMERI EGZISTENCIALE E KOMBIT SHQIPTAR!

“Shpallur nga Mbreti Zog, më 5.5.1937, Parlamenti i Shqipërisë votoi ligjin “Mbi ndryshimin e emrave të disa qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve etj.”, i përcjellë me shkresën nr.119/1, datë 22.4.1937.

Komisioni i posaçëm i drejtuar nga Ajet Libohova i paraqiti qeverisë listat me ndryshime më 21 tetor 1937, sipas prefekturave.

Me vendimin nr.753, datë 6.7.1938, Këshilli i Ministrave miratoi listën me ndryshimet e emrave. Mbledhja në fjalë u drejtua nga ministri i Drejtësisë, Faik Shatku.”

Në këtë listë ndërmjet 22 emërtimeve është edhe TROPOJA e cila zëvendësohet me emërtimin TRIFUSHE.

Mbas vendosjes së Pushtetit Popullor nga Partia Komuniste, çuditërisht vazhdoi të përdorej emri TROPOJA.

Çdo Pushtet vendos ligjet e veta dhe po kështu sigurisht edhe Pushteti Popullor i asaj kohe ruajti ose abrogoi (rrëzoi) ligje të mëparshme dhe vendosi ligje të reja.

Në dokumentat zyrtare të një shteti futet edhe Toponimia (emërvendet).

Pushteti Popullor në momentin që filloi së funksionuari, natyrisht që gjeti ndër dokumentat zyrtare edhe dokumentat e T

toponimeve.

Pra mbasi Tropoja ishte ndryshuar dhe zëvendësuar me emrin Trifushë në vitin 1938, Pushteti Popullor nuk gjeti asnjë dokument zyrtar ligjor për përdorimin e emrit Tropoja (bëhet fjalë për fshatin Tropojë, qendra e Gashit).

Atëherë lind pyetja:

A vazhdoi ta përdorë Pushteti Popullor emrin Tropojë në mënyrë të paligjshme apo abrogoi ligjin e vitit 1938 dhe e zëvendësoi emrin Trifushë me Tropoja siç ishte më herët sllavisht? Mundësia e parë (përdorimi në mënyrë të paligjshme) është një gafë shtetërore, ndërsa mundësia e dytë, (riemertimi sllav), është vërtetë një “thikë” në zemrën e Identitetit Shqiptar!

Personalisht mendoj se Pushteti Popullor nuk e ka abroguar ligjin e vitit 1938 por thjesht ka vazhduar ta përdorë në shkresat zyrtare emrin e vjetër Tropoja (duke qënë se aty u vendoswn zyrat shtetërore) pa i kushtuar vëmendje faktit se po bën një gafë zyrtare-ligjore.

Nuk mjaftoi kjo por me ndarjen administrative që bëri Pushteti Popullor të gjithë krahinën e emërtoi TROPOJA.

Një krahinë e përbërë nga disa fise (Gash-Krasqine-Bytyç-Nikaj dhe Mërtur).

Pra u mor ish-emri sllav i një fshati dhe ju vendos gjithë krahinës dhe sigurisht u rishkrua në Fletoren Zyrtare të kohës.

Dmth u ringjall dhe u përjetësua edhe njëherë sllavizmi.

Kjo ndoshta nuk u bë pa qëllim por u bë për ta shkëputur njëherë e mirë Gjakovën nga Malësia e saj!

HISTORIA, TOPONIMIA DHE ETIMOLOGJIA

“PASQYRA KRONOLOGJIKE E VENDBANIMEVE NE PJETERSPANET”

(Studime Filologjike 2-3, viti 1977, Treva e Pjetërspanëve, Kolë Luka,

harta si dhe fq 138, 139), Tropoja (fshat) haset në shekuj me disa emra si më poshtë:

Lepoviça 1485 (Bazari Lepoviça) me 30 zjarre, 4 ara hassa dhe 4000 akçe të ardhura. (Një emërtim turko (Bazari, Pazari) + sllav, Ljuboviç 1529-36,

Ljuboviç 1582,

Gluboviç 1628,

Tropopola 1695-6,

TROPOJA sot (fshati).

Trejopolje, Tropopolje, Trebopolje, të identifikuara me Tropojën çka vërteton origjinën sllave të këtij emri.

“Më 1485 Gjakova e sotme ishte ende fshat dhe vetëm një shekull më vonë fillojë të marrë rëndësinë e tregut dhe të qytetit sepse aty u vu administrata osmane”….. Kështu këtë treg ia merr Gjakova Gashit dhe Pjetërspanit” (Studime Filologjike 2-3, viti 1977, Treva e Pjetërspanëve, fq. 138, 139, 157, 158, 159, 160, 161).

Pra nga këto dokumente kuptojmë dy gjëra të rëndësishme:

E para, që emërtimi është sllav dhe në disa raste turko-sllav dhe e dyta, që bëhet fjalë për një fshat qendër dhe jo për një krahinë.

Gjakova në vitin 1571 (ende fshat) ishte qëndër pazari dhe mbas vitit 1582 (rreth vitit 1592 bëhet qytet i tregëtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga Gjakova, Juniku dhe Malësia e Gjakovës (Tropoja sot).

Qysh prej kësaj kohe Tropoja e sotme njihet me emrin “Malësia e Gjakovës”

(GIUSEPPE VALENTINI, “IL DIRITTO DELLE COMUNITA – NELLA TRADIZIONE GIURIDICA ALBANESE”, “E drejta e komuniteteve – në traditen juridike shqiptare”, Firence 1956, fq. 307, 309, skica fq. 371).

Le të kthehemi shekuj e mijëvjeçar përpara në kohë kur Kosova e sotme (Kosovo, Fushë Mëllënjash, emërtim sllav vendosur në shekullin e parë të pushtimit osman nga ana e këtyre të fundit), quhej Dardani dhe për këtë nuk mendojmë se duhen dokumenta sepse ky është një fakt historik i njohur e i pranuar botërisht.

“Vepra “Notitia dignitatum” (Lista e Rrangjeve), shkruar nga autorë antikë rreth viteve 390-437 të erës sonë, kur përmend “alpinët dardanë” si njësi ushtarake më vete në Ilirikun e asaj kohe, tregon se edhe zona alpine e Tropojës banohej nga popullsi dardane, pra përfshihej në Dardani.

Në krahinën e banuar nga “alpinët dardanë” (treva e Tropojës së sotme) u zhvillua qyteza e Rosujës (rreth 6 km në jugperëndim të qytetit të sotëm – B. Curri).

Në shek. e IV p.e.s. bënë luftëra të ashpëra me Maqedoninë për aneksimin e Paionisë në veri të Maqedonisë.

Në shek. II p.e.s. dardanët përballuan sulmet e furishme të fiseve keltë e bastarne që kishin vendosur të zhdukin nga faqja e dheut dardanët dhe të vendoseshin në tokat e tyre.

“Alpinët dardanë” ishin pjesëmarrës të kësaj qëndrese.

Gjatë shek. I p.e.s. legjionet e ushtrise pushtuese të Romës gjetën një qëndresë dhe kundërshti të ashpër në Dardani.

Lufta e tyre për pushtimin e Dardanisë ishte aq e rëndë dhe e ashpër sa që në vitin 75-73 p.e.s. 6000 ushtarë romakë ngritën krye për të mos shkuar në luftë kundër Dardanisë.

Pushtimi u bë me zjarr e me hekur, me masakra të mëdha, aq sa romakët u prisnin edhe duart robërve dardanë që ziheshin në luftë.

E përfshirë në këtë qëndresë ishte dhe kahina e “alpinëve dardanë”.

Ajo u pushtua nga romakët në shek. e I të e.sonë. Kjo çoi në emertimin latin të luginës së saj -“Valbonë”, që do të thotë “lugina të mira”.

Pas pushtimit romak Dardania u bë një nga vatrat e rëndësishme të kryengritjeve kundër Perandorisë së Romës.

Njëra nga ato, dhe më e fuqishmja, ishte kryengritja e viteve 6-9 të erës sonë.

Heroike ishte qëndresa e dardanëve përballë valës shkatërruese të dyndjeve barbare të shek. IV-VI të erë sonë, të cilat përfshinë edhe trevën e “alpinëve dardanë”, duke shkatërruar gjithë vendbanimet e hapura dhe të fortifikuara të saj.

Muret fortifikuese të ngritura herë pas here dhe shtresat masive e djegies në qytezën e Rosujës janë dëshmi e qëndrsës së “alpinëve dardanë” kundër sulmeve grabitqare të pushtuesëve të huaj.

Shtrirja e vendbanimeve në thellësi të alpeve deri në Vark, Rruk të Nikajt dhe Mulaj, etj. veçanarisht pas pushtimit romak, shek III-IV, tregon se popullsia dardane ishte bërë pre e sulmeve të ashpra dhe të vazhdueshme të fiseve barbare që sulmonin Perandorinë Romake, ndaj ishin larguar nga zonat e ulta dardane të lindjes për t’u vendosur midis shkrepave të Alpeve të larta në perëndim. Historiani bizantin Prisku, që i përshkoi krahinat dardane në fillim të shek të V dëshmonte se, ”Dardania ish kthyer në shkretëtirë të pabanuar, të cilën e kishin mbuluar pyje”.

Ndërsa Hieronimi nga Stridoni i Dalmacisë, lidhur me këto shkatërrime barbare thotë: “Më vjen të rrënqethem kur mendoj të tregoi shkatërrimet në kohën tonë.

Ka më tepër se 12 vjet që shkon gjaku rrëke…kudo dhunë, kudo psherëtima, kudo figura e tmerrshme e vdekjes.

Për këtë dëshmitarë janë Iliria,Thrakia, si dhe vendi ku kam lerë, ku çdo gjë u shkatërrua, përveç qiellit dhe tokës, ferrave dhe pyjeve të dendura.”

Megjithkëto sulme të ashpra që shpërngulën një pjësë të madhe të popullsisë dardane, në pjësën më të madhe të Dardanisë mbeti i pranishëm elementi iliro-dardan.

Madje në shekujt e më pasëm, shumë nga të larguarit shkuan andej nga kishin ardhur shekuj më parë gjysh-stërgjyshërit e tyrë.

Këto lëvizje shqiptarësh, mjaft saktë e bukur i ka spjeguar albanalogu i njohur F.Pukëvill i cili thotë. “Ky popull fatosash që aq shumë kje i shtërnguem të gjej strehë ndër male të veta të papërshkueshme, për të ruejt lirinë e vet, vrote së nalti perandoritë që lindshin e disshin, për të zbritun mandej me rifitue tokën e bragtisun”.

Veçanarisht, me pasoja të rënda e të gjata për Dardaninë ishin dyndjet e fiseve sllave të ardhura nga përtej Danubit gjatë shek. V-VI.

Sllavët, ndryshe nga dyndjet e fiseve barbare që ishin kalimtare, u vendosën në territore të gjëra të Dardanisë dhe i kolonizuan ato duke krijuar rrezikun e asimilimit të popullsisë vendase ilire.

Me luftëra të ashpra, me gjak e sakrifica të panumërta, popullsia dardane në Kosovë, Rrafshin e Dukagjinit, Maqedoni, Mal të Zi e Shqipërinë verilindore, ruajtën trojet e veta dhe trashëguan deri në ditët tona, gjuhën, kulturën, veshjet, zakonet e traditat e paraardhësve ilirë.

RRETH ETIMOLOGJISË SË EMRIT TROPOJË, albanologu Robert Elsie në librin e tij “Hidrodinamika Shqiptare”, Një studim i emrave të lumenjve në Shqipëri, (Hydronymica Albanica — A Survey of River Names in Albania — ROBERT ELSIE), në fq 34 citon:

“Tropojë ВС. Tributary of the Llugaj, Bistricë, Valbonë and Drin. Also toponym of the region, recorded as Trepopoia in 1703 (report by Vincenzo Zmaievich). In the early 20th century, the toën ëas also knoën by the loan translation of Trifushë. Related to Slavic Trebopolje from trebiti ‘to clean’ and polje “field”, i. e. “river of the clean field”.

Tropojë ВС. Dega e Llugajt, Bistricës, Valbonës dhe Drinit.

Gjithashtu toponim i rajonit, i regjistruar si Trepopoia në 1703 (raportim nga Vincenzo Zmaievich).

Në në fillim të shekullit të 20-të, qyteti njihej edhe nga përkthimi i huazuar i

Trifushës.

E lidhur me Sllave Trebopolje nga trebiti “të pastroj” dhe polje “fushë”, i. e. “lumi i fushës së pastër”.

Një toponim ka nevojë të ndryshohet nëse nuk e kryen mirë funksionin e vet, që është emërtimi i një vendi çfarëdo, ose kur përdoruesve nuk u pëlqen, sepse u shoqërohet me diçka të pahijshme, të papërshtatshme ose të pakëndshme si në rastin e një toponimi të huaj të imponuar nga një administratë pushtuese apo dhe jo pushtuese.

Emrat e vendeve ose toponimet, sikurse emrat e përveçëm në përgjithësi, mbushen me kuptim në histori e sipër.

Historia e kësaj krahine është e lidhur si pjesë natyrale, shpirtërore-historike në mijëvjeçarë me Dardaninë e më vonë me Gjakovën (në Kosovën (Dardaninë) sot).

Në të gjitha betejat apo kuvendet e zhvilluara në Kosovë (Dardani), nuk ka munguar kontributi dhe pjesëmarrja aktive dhe shpesh vendimtare e banorëve të krahinës së Malësisë së Gjakovës.

Emërtimi TROPOJË nuk përfaqëson historinë e krahinës tonë si dhe për arsye se është një emër sllav, duhet të hiqet nga përdorimi.

May be an image of Bran Castle, Eltz Castle and Stari Most

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular