HomeSportShënoi golin e fitores ndaj Veronës, Asllani: Duam finalen e Champions-it, e...

Shënoi golin e fitores ndaj Veronës, Asllani: Duam finalen e Champions-it, e marta është ndeshja më e rëndësishme e vitit

spot_img

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, ishte protagonisti absolut në triumfin 1-0 që zikaltrit regjistruan në kampionat ndaj Veronës, duke shënuar golin e fitores me penallti në minutën e 9-të. Në prononcimin e dhënë për mikrofonat e “DAZN”, shqiptari ndër të tjera shpreh: 

“Nuk ka problem, pavarësisht se kush luan, të gjithë duhet të punojmë së bashku sepse jemi një ekip i fortë. 

Kemi një ndeshje të rëndësishme të martën dhe duhet të përgatitemi mirë, sepse është më e rëndësishmja e vitit. 

Qëllimi ynë ishte të arrinim në fund të të gjitha garave, për fat të keq nuk ia dolëm sepse u eliminuam nga Kupa e Italisë dhe humbëm pikë në ligë, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Duam të arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve, sepse kemi qenë tashmë atje dhe e dimë se çfarë do të thotë”, përfundoi Asllani.  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular