Sot, datë 05.05.2025, zhvilluam një takim me komunitetin e profesionistëve të lirë në qytetin e Vlorës, avokatët dhe ekspertët kontabël.
Diskutimet dhe bashkëbisedimet me avokatët, juristët dhe ekspertët kontabël të qytetit të Vlorës ishin konstruktive e dashamirëse, me kryefjalë shërbimin ndaj qytetarëve.
Ndamë gjatë këtij takimi shqetësimet kryesore që dalin nga shpronësimet, dëmtimin e qytetarëve nga proceset gjyqësore si dhe diskutuam mbi hartën e re gjyqësore, e cila godet në mënyrë direkte qytetarin.
Sekti Rama e ka goditur në thelb sistemin e drejtësisë me Hartën Gjyqësore që ai dhe sekti i tij miratuan në shkelje të të drejtave të qytetarëve shqiptar.
Harta Gjyqësore e miratuar nga sekti Rama e vonon “drejtësinë” ndaj qytetarëve dhe “Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”!
Shpreha vlerësimin tim për profesionistët e lirë, si personalitete të spikatura të qytetit, si dhe i falenderova për punën e tyre fisnike në shërbim të qytetarëve.
Vlerësova protestën e drejtë të komunitetit të avokatëve të qytetit të Vlorës (Dhomës së Avokatisë Vlorë) të cilët me profesionalizëm kundërshtuan “Hartën e Re Gjyqësore”, ku Vlorës ju hoqën Gjykata Administrative e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit.
Theksova mesazhin se Shqipëria Madhështore është një projekt i madh kombëtar, i cili do vij si derivim i sinergjizimit mes veprmtarisë së profesionistëve dhe Partisë Demokratike.
Ndava me komunitetin e avokatëve dhe ekspertëve kontabël në Vlorë dy angazhimet e programit të Partisë Demokratike-Aleancës për Shqipërinë Madhështore: Ndarjen e re Administrative-Territoriale dhe rishikimin e Hartës së Re Gjyqësore.
Rishikimi i Hartës së Re Gjyqësore është zotimi ynë ndaj qytetarëve, në mbrojtje të interesave të tyre.
Vlora ka nevojë për profesionistët e lirë, të cilët janë personalitete që e duan Vlorën, e duan Shqipërinë, e duan drejtësinë !
Në këtë takim isha i shoqëruar nga kandidatët për deputet PD-ASHM av.Atird Hoxha, av.Romarjo Meminaj dhe Kryetari i PD Vlorë kontabilisti Hysni Sharra.




