HomePolitikeE PLOTË/Mesazhet e Berishës në Shtabin e PD-ASHM Vlorë dhe dhurata që...

E PLOTË/Mesazhet e Berishës në Shtabin e PD-ASHM Vlorë dhe dhurata që mori nga Bujar Leskaj

Advertismentspot_img

𝗠𝗲𝘀𝗮𝘇𝗵𝗲𝘁 𝗲 𝗣𝗿𝗼𝗳.𝗗𝗿.𝗦𝗮𝗹𝗶 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗲𝘀 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲 𝘁𝗮𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝗲 𝗦𝗵𝘁𝗮𝗯𝗶𝗻 𝗲 𝗙𝘂𝘀𝗵𝗮𝘁𝗲𝘀 𝗻𝗲 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲, 𝗺𝗲 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗮𝘁𝗲𝘁 𝗽𝗲𝗿 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁 𝘁𝗲 𝗣𝗗-𝗔𝗦𝗛𝗠, 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝘂𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗲 𝘀𝗵𝘁𝗮𝗯𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝘂𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗲 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗲𝗹𝗲𝗻𝗶𝗰𝗲:

Fjala e plotë:

Doja t’ju falenderoj shumë për punën që keni bërë.

-Por, këto 8 ditë që kanë mbetur do t’u kërkoja të ishte java e jetës suaj, në kuptimin e përqendrimit të çdo lloji përpjekjeje që mund të bëni, të takojmë sa më shumë njerëz.

Të mos mendojmë se pse e dëgjojnë programin, e besojnë menjëherë. Po t’i takojmë, shanset e besimit të programit janë shumë më të mëdha. Televizioni gjithnjë është i akullt, është i ftohtë.

Kështu e kanë politikanët, thonë.

-Çfarë tregoi fushata e Donad Trump?

Fushata e Donald Trump pati si risi, se aty lindin risitë. Zakonisht, risitë lindin në fushatat presidenciale amerikane. Sepse, janë një komb 350 milionë, me ekipe shumë të mëdha mobilizuese, studimore, etj., me radhë.

-Në këtë fushatë, ajo që fitoi ishte takimi me njerëzit.

-Në këtë fushatë u konstatua se, nëpërmjet takimit mund të ndryshojë mendja e 1/3 së atyre që takon, ç’ka është gjë e jashtëzakonshme.

-Ne, kemi një program të shkëlqyer.

-Ne kemi programin.

-Programi është për të gjithë, nuk është për ne.

-Programi ynë është për çdo pensionistë, programi ynë është për çdo biznesmen, për çdo fermer, për çdo prind, për çdo nënë, për çdo motër.

– Është program që krijon një epokë të re. Ndan Shqipërinë nga një diktaturë.

-Edi Rama çfarë bën? Bën një fushatë më përçmuese për qytetarët. Një, kjo.

-Është një fushatë, me të cilën ky, përpiqet që të zhvlerësojë programin në hapësirën komunikative. Është programi me premtime në njërën anë, janë batutat, janë banalitetet e tij në anën tjetër.

Dhe kjo është e njohur, nuk është se nuk është e njohur.

Me gjëra të tilla mendojnë se, mund të largojnë mendjen e njerëzve dhe të thotë: politika kështu është, kështu e kanë dhe këto zgjedhje, nuk ka rëndësi. E ka këtë gjë.

-Ne, do të insistojmë te programi, se rruga e ndershme, rruga serioze, rruga qytetare, është programi.

-Kërkoni prap debat, por nuk i le ai kandidatët e vet, se ai është diktator. Nuk i le të vijnë në debat me ju, dhe kë popullarizon? Zegjinenë.

Popullarizohet ajo pisketë, që çfarë thotë ajo? Që fare mirë mund t’i thuash: Zegjineja në majë të Thanës, por nuk hyjmë në ato fjalë ne, po ne kemi programin.

Po ai, si e si të zhvlerësojë para shqiptarëve së pari, faktin që ka vjedhur në mënyrë të tmerrshme dhe i ka me një pension mizerabël. I ka lënë fermerët me një subvencion 5 herë pak se sa në Maqedoni, se sa në Serbi.

Se vjedh. Ndërton rrugën 10 herë më të shtrenjtë, ndërton shkollën me çmim 10 herë më të shtrenjtë. Ndaj dhe thotë, jo, se këto janë për ndërtime, janë për punë publike.

-Ndaj dhe, forca e këtij programi përcaktohet nga takimet që bëjmë. Sa më shumë takime, me cilindo, nuk ka rëndësi.

-Takojmë 10, 3 kthehen, 3 kthejnë mendimin. Dhe të synojmë më shumë elektoratin, të mos themi është elektorati i tyre.

-Tani, merr lumin e Vlorës. Ai po e shndërron në shkretëtirë lumin e Vlorës.Ka një përcaktim në natyrë, në fiziologji, në biokimi. Uji është jeta, për definicion.Uji është jeta, ti ua merr ujin atyre. Si mund t’ua marrësh ujin. Uji është jeta e tyre. Është Vada, është ujësjellësi, e të gjitha këto.

-Ne duhet të shkojmë aty, shtëpi për shtëpi, t’u themi atyre. Duhet të bëjmë një punë shumë të madhe.

-Unë Bujar të përgëzoj për këtë botim shumë të mirë që ke bërë dhe të uroj për promovimin që u bëni librave. Edhe për Vilsonin, i cili ka disa nga poezitë më të bukurat në letërsinë shqipte dhe botërore. Edhe Genc Leka. Edhe, shumë shumë mirë që i bën. Uroj që geni i Ali Asllanit të nxjerrë koka të ardhshme në poezi. Ai është një poet i mrekullueshëm.

Fitore!

Gjatë këtij takimi, i dhurova Prof.Dr.Sali Berishës botimin tim të fundit: për/në Kuvend-Shkrime dhe Diskutime 2021-2022.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular