HomeKryesoreKandidati për deputet Sami Osmani, “pasqyra” ku qytetarët e Durrësit shohin veten

Kandidati për deputet Sami Osmani, “pasqyra” ku qytetarët e Durrësit shohin veten

spot_img

Si rrallë herë në këto 34 vite të tranzicionit të tejzgjatur, shqiptarët janë të dyzuar të shkojnë apo jo më 11 Maj tek kutitë e votimit dhe kë subjekt politik të zgjedhin, cilin emër në fletën e votimit. Kjo ka ndodhur pasi emrat që forcat politike kryesisht të vjetrat iu çojnë për të kërkuar besimin e tyre janë personazhe që janë ricikluar disa herë e sot iu shiten si alternativa të reja si garant të së ardhmes. Kësaj here, kur shihet qartë që veçanërisht PS-PD duan të mbajnë me thonj skenën politike, një grupim interesant politik janë dhe Demokratët Euroatlantikë të cilët shkojnë tek qytetarët, jo vetëm me një program ambicioz, por edhe me një listë kandidatësh potencial dhe persona që gëzojnë respektin e shoqërisë. Pjesa më e madhe e tyre janë aty mes qytetarësh çdo mëngjes, drekë, darkë, çdo ditë dhe muaj të vitit. Kalojnë vitet dhe këta personazhe ndajnë të mirën dhe të keqen me bashkëqytetarët dhe sigurisht që respektojnë dhe i gjenden njëri tjetrit.
Njëri prej tyre është kandidat i Koalicionit Euroatlantik për qarkun Durrës. Për zonën është një emër krejt i njohur, për demokratët po e po, sepse ai ka qenë tejet aktiv në struktura, por dhe fitues në çdo garë me kundërshtarët politikë. Rrjedh nga një familje tradicionalisht e djathtë me origjinë nga Puka e vendosur në vitet e para të Demokracisë në zonën e ish-kënetës e njohur sot si Durrësi i Ri.
Për strukturat e PD ka qenë një hambar votash. Sa herë ka patur zgjedhje ai ka ditur të spikasë, ka mundur që në çdo kuti votimi në përfundim të numërimit ta mundë thellë kundërshtarin. Ka qenë një djalë pa pretendime, e ndoshta modestia e tij është konsideruar si dobësi duke mos i dhënë vlerësimin që i ka takuar për çfarë ka bërë në politikë. Nuk kanë ditur që as mirënjohje t’i shfaqin, por përkundrazi në fund të çdo procesi zgjedhor i kanë dhënë edhe një brryl me qëllim për ta rrëzuar. Luanët nuk rrëzohen. Ata janë aty mes njerëzish, janë për ta dhe me ta për të mundësuar më të mirën sa herë përballen me vështirësinë.
Quhet Sami Osmani me origjinë nga Puka, i martuar dhe prind shembull i tre fëmijëve. Një demokrat 24 karatësh, anëtarësuar në PD prej rinisë së tij, djalë i një prej familjeve të persekutuar nga regjimi diktatorial komunist. Ai ka besuar se realisht demokracia kishte ardhur dhe me shpirt është investuar krah PD i bindur se komunizmi nuk do të kishte më terren. Edhe pse rrugës ka kuptuar që gjërat nuk janë ashtu siç i mendonte, sërish nuk është dekurajuar, nuk është rrëzuar duke shpresuar se lidershipi do të kuptonte të lëshonte, mos ta mbante peng PD, por në këtë forcë antikomuniste të kishte vend dhe për të djathtët, djemtë dhe vajzat e familjeve të nderuara të persekutuara nga diktatura hoxhiste. Kjo nuk ndodhi, përkundrazi në PD bënë karrierë ish-sigurimsat, komunistët dhe njerëzit me dosje.
E kur as FALEMINDERIT nuk i thanë dot, ndarja parimore që ndodhi në PD, kur njëra palë kërkonte të ruante ofiqet dhe karriget e tjetra kërkonte distancimin nga elementët korruptiv dhe ecjen para, Sami Osmani do të ishte krah Lulzim Bashës i bindur se e drejta është me ta.
Të punuarit si bletë punëtore, të qenit aktiv, energjik, i besueshëm bënë që Sami Osmanit t’i besonin postin e Sekretarit të Degës së PD Durrës, sot Demokratët Euroatlantik. E kjo do të çonte në pikën kur strukturat në Durrës të Ri ta propozimin unanimisht si kandidat për Deputet për Koalicionin Euroatlatik.
Është ky minimumi që mund t’i jepet një djali dhe demokrati që brenda vetes ka ende dëshirën, pasionin, energjinë rinore për t’i ndryshuar gjërat për mirë dhe ardhur në këtë vend dita e një politike dhe qeverisje europiane.
Sami Osmani është një zotëri që gëzon reputacion të thellë në zonën ku banon, ka respektin e atyre me të cilët punon dhe rrethi shoqëror e mban atë për shembull.
Demokratët shohin te Samiu qëndrestarin, njeriun që ka ecur në një rrugë të drejtë, i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit për t’u ngritur dhe rritur sa herë janë rrëzuar, shohin një Sami që kurrë dhe askujt nuk i ka vënë shkopinj nën rrota për ambicie karriere si dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë pazari apo kompromisi politik në kurriz të tyre. Çdokush që e njeh ka konstatuar tek Samiu të qenit i edukuar, familjar i rregullt, njeriun punëtor, të besës fjalës së mbajtur dhe me zemër të madhe.

Edhe qytetarët duke evidentuar të njëjtat karakteristika tek Sami Osmani i besuan në zgjedhjet e 14 majit të qenit përfaqësues i tyre në Parlamentin Lokal të qytetit të Durrësit.
Si anëtar i Këshillit Bashkiak, Sami Osmani ka qenë një zë i fortë krah interesave të qytetarëve. Ai është përballur me drejtuesit e Bashkisë Durrës, ka debatuar me ta duke kërkuar që pushteti vendor të jetë më i pranishëm tek qytetarët për nevojat e tyre.
I gjithë aktiviteti politik i Sami Osmanit si dhe sjellja e tij në të përditshmen me bashkëqytetarët në Durrësin e ri (ish-këneta) janë kartëvizita e tij më e mirë për të dalë ballë përballë qytetarëve, për të trokitur pa droje në dyert e tyre për tu kërkuar që më 11 Maj të votojnë Koalicionin Euroatlantik si dhe emrin e tij në fletën e votimit.
Për gjithëçfarë ka dhënë, Samiu është vet garancia që nesër do t’i besohet të shkojë në Parlament, do të jetë pasqyra ku qytetarët e Durrësit të ri dhe Durrës qytet, por dhe të Shijakut, Fushë-Krujës dhe Krujës do të shohin veten, pasqyra ku do të rrëfehen pa droje.
Djali i tyre nuk do ti zhgënjejë, ai do të jetë një derë e hapur ku nuk do të ketë nevojë as të trokasin, do tu gjendet sa herë t’i kërkohet për të qenë mes tyre dhe krah interesave sa herë që ata të iu shkelen pavarësisht faktit se kush do të jetë në pushtet.
Sami Osmani e ka sfidë me veten këtë garë. E di shumë mirë që kjo është një betejë e vështirë kur estabilishmenti i gjithë politikës është bërë bashkë dhe me thonj kërkojnë të ruajnë pushtetin, por Samiu beson se ka ardhur koha për politikë të re që të përfaqësohet nga të ndershmit!
Është koha që të ndahemi përfundimisht nga e shkuara komuniste, veset e saj si dhe njerëzit që na pasoi si drejtues me veset komuniste.
Samiu beson dhe dëshiron që kjo të ndodh ndaj dhe është në këtë garë për të dhënë dhe ai kontributin e tij për një Shqipëri Europiane, një Shqipëri që meriton më shumë, një Durrës që meriton më shumë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular