HomeSocialeWolt feston Përvjetorin e Parë në Shqipëri – Një vit rritjeje, Inovacioni...

Wolt feston Përvjetorin e Parë në Shqipëri – Një vit rritjeje, Inovacioni dhe Impakti

spot_img

Tiranë, 6 maj 2025 – Wolt, platforma e shpërndarjes e fuqizuar nga teknologjia, feston me krenari përvjetorin e saj të parë në Shqipëri, duke kremtuar një vit me rritje të jashtëzakonshme, partneritete strategjike dhe një prezencë të fortë në disa qytete kryesore. Një kompani ndërkombëtare që erdhi për të sjellë gëzim, thjeshtësi dhe mundësi fitimi, duke e bërë komunitetin shqiptar një vend më të mirë për konsumatorët, tregtarët dhe partnerët shpërndarës. 

Që nga prezantimi zyrtar në vitin 2024, Wolt ka transformuar përvojën e porositjes së ushqimit dhe produkteve të tjera për shqiptarët. Me nisjen e shpërndarjes së ushqimit nga restorantet, platforma fitoi popullaritet në një kohë të shkurtër për shpejtësinë, inovacionin dhe lehtësinë që ofron. Nisur nga ky sukses, Wolt u zgjerua edhe në sektorin e shitjes me pakicë, duke i ofruar përdoruesve mundësinë e zgjedhjes në një gamë më të gjerë produktesh për përditshmëri – duke u shndërruar praktikisht në një ‘qendër tregtare’ në xhepin e tyre.

Duke operuar në Tiranë dhe Durrës – me zgjerim të afërt në Vlorë – Wolt aktualisht lidh mbi 700 partnerë tregtarë, 150,000 përdorues të regjistruar dhe një rrjet me 450 shpërndarës, duke ofruar komoditet dhe cilësi shërbimi të jashtëzakonshme.

Wolt nisi me vrull që në ditën e parë të prezantimit, me qindra porosi, duke treguar kërkesë të lartë dhe potencial të fortë tregu. Në vetëm disa muaj, platforma siguroi emra kryesore si partnerë tregtarë dhe bashkëpunoi me marka të njohura lokale si Heb’s dhe French Tacos, dhe gjithashtu me gjigantë ndërkombëtarë si Burger King dhe KFC, duke ngritur themele të forta në ekosistemin gjithnjë e në zhvillim të shpërndarjes në Shqipëri.

Të dhënat nga një vit aktivitet tregojnë se shqiptarët po i drejtohen Wolt për shpejtësinë dhe thjeshtësinë që ofron. Hamburgerët janë zgjedhja më e preferuar në kategorinë e restoranteve, ndërsa ushqimet bazë kryesojnë në sektorin e shitjes me pakicë – një pasqyrim i prirjes gjithnjë e më të madhe drejt zgjidhjeve të shpejta dhe të kërkuara sipas nevojës. Wolt ka luajtur një rol kyç në këtë transformim, duke e kthyer porositjen online të ushqimeve në një normë të re për shumë familje.

Tanimë, Wolt ofron një gamë të gjerë kategorish në Shqipëri, duke përfshirë:
● Restorante
● Ushqimore & Supermarkete
● Dyqane me çmime të leverdisshme
● Kozmetikë & Bukuri
● Produkte për Kafshë Shtëpiake
● Produkte për Shtëpinë
● Elektronikë
● Dhurata & Lule

Veçoritë Kryesore të Vitit 2024:
● Koha mesatare e dorëzimit në Tiranë: 29 minuta
● Zgjerim i rëndësishëm, në Durrës, ndërsa Vlora pritet së shpejti
● Prezantimi i Wolt+, që sjell oferta ekskluzive dhe kursime për përdoruesit
● Rritje rekord në dy kategori – restorante dhe shitje me pakicë

“Rrugëtimi ynë në Shqipëri sapo ka nisur, por ndikimi që Wolt ka pasur vetëm brenda një viti është frymëzues,” u shpreh Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt për Shqipërinë dhe Kosovën. “Jemi krenarë që mbështesim bizneset lokale, krijojmë mundësi të ardhurash për qindra partnerë korrierë dhe ofrojmë vlerë të vërtetë e të përditshme për përdoruesit tanë. Jemi këtu për të qëndruar gjatë—duke investuar në komunitet dhe duke ndërtuar një përvojë shpërndarjeje më të mirë, më të shpejtë dhe në një rrjet më të gjerë.”

Pas një hyrje të suksesshme në tregun e Kosovës, Wolt po përgatitet për një rritje të vazhdueshme në Shqipëri. Me fokus te shpejtësia, cilësia dhe inovacioni i orientuar drejt klientit, Wolt mbetet i përkushtuar për ta bërë jetën e përditshme më të lehtë—qoftë për një drekë të shpejtë, një furnizim ushqimor, apo gjithçka tjetër që mund të nevojitet.

Për më shumë informacion, vizitoni: www.wolt.com.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular