Një adoleshent shqiptar 16-vjeçar, Marvin Gjuzi, është shpallur i zhdukur në Irlandë dhe autoritetet lokale janë në kërkim të tij prej disa ditësh.
Policia irlandeze ka publikuar një njoftim zyrtar ku jepen të dhënat e Marvin Gjuzit dhe është shpërndarë gjithashtu edhe fotografia e tij. Sipas informacionit të publikuar, ai është parë për herë të fundit më 1 maj, rreth orës 13:00, duke lëvizur në drejtim të Monagh Bypass.