HomeKronikeFOTO+EMRI/Ra nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, humb jetën...

FOTO+EMRI/Ra nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, humb jetën i riu shqiptar në Itali

spot_img

Një 24-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Endrit Ademi, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Milano, pas ra nga kati i tretë i një pallatindërsa po punonte për një ndërhyrje në fasadë.

Ademi jetonte në Itali prej 6 vitesh, kurse prindërit dhe një nga vëllezërit jetojnë në Kosovë. Ndërsa një vëlla tjetër jeton në Austri.

“Ai ishte një djalë i mirë, një mik i imi”, tha një bashkëatdhetar i Endritit, pas tragjedisë që ndodhi para syve të tij.

Si ndodhi ngjarja

Sipas raportimeve fillestare, rreth orës 9:30 të ditës së sotme, i riu kosovar ka rënë nga një skelë. 24-vjeçari po kryente punime rutinore mirëmbajtjeje, në katin e tretë të një apartamenti.

Për arsye që janë ende të paqarta, ai rrëshqiti dhe ra nga afërsisht 12 metra lartësi, duke vdekur në vend.

Prokuroria Publike e Milanos ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë dhe të gjitha kontrolleve të nevojshme për të verifikuar kushtet e sigurisë së punëtorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular