HomeKronikeGoditi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve, arrestohet 21-vjeçarja! Ja si...

Goditi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve, arrestohet 21-vjeçarja! Ja si është gjendja e të dëmtuarve

spot_img

Policia ka arrestuar një 21-vjeçare, e cila ka goditur me sende të forta një çift bashkëshortësh që përfunduan në spital nga dhuna e ushtruar.

E reja me iniciale A. S., banuese në fshatin Pla, akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive pronësie. 21-vjeçarja ka goditur me mjete të forta, çiftin e bashkëshortëve me iniciale A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe.

65 vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsae shoqja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:

A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).

Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular