HomeAktualitetKonklava për zgjedhjen e Papës së ri, sot tymi i parë! Ja...

Konklava për zgjedhjen e Papës së ri, sot tymi i parë! Ja cili kardinal është më favorit dhe sa vota duhen për t’u vendosur ne krye të Selisë së Shenjtë

spot_img

Gjithçka është gati për konklavën që do të zgjedhë Papën e 267-të në historinë e Kishës Katolike.

Në orën 16:30, 133 kardinalët do të mblidhen në Kapelën Sistine për të zgjedhur Papën e ri pas vdekjes së Françeskut dhe, pasi dyert të mbyllen me frazën “extra omnes”, do të fillojë konklava.

Tymi i parë do të dalë në orën 19:00 në Kapelën Sistine. Sot është planifikuar vetëm 1, nga nesër dy në ditë, një në mëngjes, tjetri pasdite, nëse emri i Papës së ri nuk zgjidhet në votimin e parë.

Siç dihet, tymi i zi tregon se shumica nuk është arritur, ndërsa tymi i bardhë tregon se është zgjedhur peshkopi i ri i Romës.

Pragu për zgjedhje nuk ka qenë kurrë më i lartë. Kuorumi i dy të tretave është 89 vota. Favoriti, për momentin, është Kardinali Pietro Parolin.

Në fakt, thuhet se ai tashmë mund të mbështetet në një konsensus prej rreth pesëdhjetë votash.

Emri i tij shfaqet më shpesh në takimet sekrete, së bashku me ato të Patriarkut të Jerusalemit Pierbattista Pizzaballa dhe filipinasit Luis Antonio Tagle.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular