Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar së në datën 9 maj në orën 19:00 do të zhvillojë mitingun përmbyllës në Tiranë.
Ndryshe nga çfarë është bërë traditë që mitingjet elektorale hapëse ose përmbyllëse behën në dy sheshet kryesore, “Skënderbej” ose “Nënë Tereza”, demokratët kanë zgjedhur që ta mbyllin fushatën në “Bulevardin e ri”.
“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”, shkruan Sali Berisha në Facebook.
Nderkohe sot (7 maj) PD – ASHM zhvillojnë takimin përmbyllës të fushatës në ora 17:00 në Korçë dhe në ora 19:30 në Elbasan.