HomeSportVIDEO/Spektakël epik që do të kujtohet gjatë në “San Siro”! Interi shkon...

VIDEO/Spektakël epik që do të kujtohet gjatë në “San Siro”! Interi shkon në finalen e Champions me fitoren e çmendur kundër Barcelonës

spot_img

Interi është finalist i parë e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve. Skuadra zikaltër ka arritur të sigurojë finalen pas një ndeshje të çmendur të fituar me shifrat 4-3 ndaj Barcelonës, në një duel që do të kujtohet gjatë si ndër më emocionuesit e këtij turneu.

Ashtu si në ndeshjen e parë që u mbyll 3-3, edhe sfida në “San Siro” kishte përmbysje të vazhdueshme situatash, me skuadrat që krijuan e shpërdoruan raste të shumta.

Interi e pa veten në fund të pjesës së parë në avantazh të dyfishtë, por në fillimin e të dytës, brenda pak minutash, Barcelona vendosi baraspeshën. Katalanasit më pas kërkuan e rrezikuan më shumë, duke gjetur golin me Rafinjan. Por në shtesë, kur gjithçka dukej e mbyllur, Açerbi gjeti barazimin që çoi ndeshjen në shtesa.

Aty ishte Fratezi ai i cili shënoi golin e 4-3 për Interin, ndërsa nga ana tjetër Jamal pa Zomer t’i mohonte disa herë rrugën e rrjetës. Kështu, në fund të 120 minutave ishte Interi që festoi finalen, pas një fitoreje historike 4-3 ndaj skuadrës katalanase.

INTER-BARCELONA 4-3

21′ Lautaro Martinez, 45′ (p) Çalhanollu, 90’+3′ Açerbi, 99′ Fratezi / 54′ Erik Garsia, 60′ Olmo, 87′ Rafinja

në limite Acerbi dërgoi ndeshjen në shtesë. Në shtesë, Interi ia doli me golin e Frattesit. Në finale, italianët presin fituesin e Psg-Arsenal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular