HomeAktualitetFOTOT/Bujar Leskaj organizon promovimin e librit “Skënder Muço-Udhëheqës i Lavdishëm i Luftës...

FOTOT/Bujar Leskaj organizon promovimin e librit “Skënder Muço-Udhëheqës i Lavdishëm i Luftës Antifashiste”, të studiuesit Enver Memishaj Lepenica

spot_img

Nga Bujar Leskaj
Sot, datë 07.05.2025, organizova promovimin e librit “Skënder Muço-Udhëheqës i Lavdishëm i Luftës Antifashiste”, të studiuesit Enver Memishaj Lepenica, në kuadrin e veprimtarive të Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora”.

Vlerësova punën e studiuesit Enver Memishaj Lepenica, i cili në morinë e botimeve dhe veprave të tij botoi këtë studim mjaft serioz dhe të bazuar në dokumenta autentike, arshiva, gazeta, libra e dëshmi mbi avokat Skënder Muçon, por dhe bashkëluftëtarët e tij, ku pasqyrohet portreti më i mirë personal i kësaj figure shumë të rëndësishme në historinë shqiptare dhe me rol mjaft domethënës në fushën patriotike, politike dhe rezistencën ndaj pushtuesve nazistë dhe fashistë.

Në këtë promovim mbajta kumtesën , kushtuar figurës së Skënder Muços (1904-1944) si avokat, drejtues i lartë i Ballit Kombëtar, themelues i së parës parti Social-Demokrate dhe së bashku me Musine Kokolarin themelues i gazetës “Zëri i Lirisë”.Skënder Muço, lindi në fshatin Tragjas të Vlorës në vitin 1904.

Vlerësova figurën e av.Skënder Muço, i cili në fund të nëntorit 1942 sëbashku me Hysni Lepenicën formuan çetën e parë nacionaliste të Vlorës me emrin “Shqiponja”; merita e tij më e madhe ishte si koordinator i Ballit Kombëtar me Aleatët e Mëdhenj Antifashistë. Skënder Muço në Konferencën e Mukjes, si përfaqësues i Vlorës dhe Ballit Kombëtar ishte një zë i fuqishëm, që dha një ndihmesë të çmuar për arritjen e marrëveshjes dhe të krijimit të Komitetit për Shpëtimin Kombëtar.

Mbajtën kumtesat e tyre, z.Gëzim Zilja, znj.Laureta Petoshati, z.Shpresim Kasaj, si dhe përcolli fjalën e tij autori dhe studiuesi z.Enver Memishaj Lepenica.

Në përfundim të promovimit, dhurova tek të pranishmit kopjen e librit “Skënder Muço-Udhëheqës i lavdishëm i Luftës Antifashiste”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular