Tre ditë parazgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama “firmosi” në Kuç të Vlorës parashikimin e tij për fitoren e katërt radhazi të Partisë Socialiste. Sipas projeksionit të vet, ai së bashku me ekipin e tij do të kenë minimalisht 4 deputetë më shumë se në 2021 nga vota që do të hidhet në kuti të dielën.
Ndërsa skenari më optimist shkon përtej një shumice të cilësuar.
Shefi i mazhorancës socialiste beson që rezultati final do të jetë një e mesme e artë mes 78 dhe 88. Në këtë memorandum të dytë, kishte edhe një element të ri, bufin e fushatës së tij.
Pronarit të lokalit në Kuç i dha edhe simbolin e fushatës elektorale të PS, një imitim të pasaportës europiane.
Pas malësisë së Vlorës, Edi Rama zbriti në pistën e aeroportit të qytetit, për të parë nga afër uljen e avionit të parë certifikues.
Kryeministri Rama dha lajmin që së shpejti do të riaktivizohet edhe aeroporti i Kukësit, gjithashtu i inauguruar në prag të një tjetër fushate zgjedhore.
Edi Rama mbylli fushatën në Qarkun e Vlorës, duke kërkuar votën e qytetarëve nga Lungomare.