HomeKryesoreTë dielën Shqipëria vendos të ardhmen! Koha për ndryshimin e madh, votoni...

Të dielën Shqipëria vendos të ardhmen! Koha për ndryshimin e madh, votoni të lirë e me zemër e jo nën trysni apo besë-dhënie FALLCO!

spot_img

Nga Naim Hasani/Kandidat i Koalicionit Euroatlantik Qarku Shkodër
Të dielën Shqipëria vendos të ardhmen! Koha për ndryshimin e madh, votoni të lirë e me zemër e jo nën trysni apo besë-dhënie FALLCO!

Të dashur Miq,
Të dashur Bashkatdhetarë,

Edhe tre ditë na ndajnë nga 11 Maji 2025, dita kur ju do të ju drejtoheni kutive të votimit për të shprehur vullnetin tuaj për kandidaturën që do tu përfaqësojë juve në Parlamentin e Shqipërisë dhe alternativën qeverisëse që do të ketë në dorë drejtimin e këtij vendi të mrekullueshëm.

Mendoni mirë para se të votoni!

Mos e shisni votën, mos votoni në bazë fanatike partiake. Vota juaj nuk është as çështje bese e as fjalë dhënie, por është akti më sublim që ka të bëjë me mirëqenien, sigurinë, shpresën, shkollimin, jetën tuaj të përditshme, shërbimet që shteti ju ofron dhe mbi të gjitha ndaljen e shpopullimit, plagës më tragjike që politika i ka shkaktuar Shqipërisë nënë në këto 34 vite post komunizëm.

Shpresoj dhe besoj në votën që buron nga shpirti, nga dëshira e zjarrtë për ndryshim, nga nevoja imediate për t’u ndarë nga tranzicioni i tmerrshëm që shkatërroi shoqërinë shqiptare.

Ju të dashur qytetarë në gjithë Shqipërinë, keni një zgjedhje për të bërë, ose me shpresën ose me shkatërrimin.

A dëshironi përsëri një qeveri gomonesh dhe të 313-ës ku ata që ju marrin votën, ju vjedhin e ju quajnë dele dhe për 12 vite çdo pushtetar nuk bëri gjë tjetër vetëm mbushi xhepat e sot ka llogari të hapura me drejtësinë!

A dëshironi të votoni alternativen “madhështore” non-grata që askush se njeh, askush nuk e do dhe askund nuk shkon dhe që thotë votoni mua të fshij SPAK dhe të nxjerr nga burgu Ilir Metën e të ju qeverisë bashkë me Elvis Roshin. Mashtrimet për çlirim nga damka e SHBA dhe Britania jane thjesht iluzion qe nuk ka asnjë te vërtetë.

Dy alternativa të kalbura e të vjetruara 1 dhe 5 që janë përgjegjëse drejtpërdrejt për boshatisjen e shtëpive tuaja duke e lënë Malësinë e Madhe, Shkodrën e gjithë Shqipërinë një azil te madh të moshës së tretë.

Të dashur qytetarë, ju bëj thirrje të dilni masivisht në votime dhe të mos pranoni asnjë presion apo kërkese për manipulim e shitje vote. Votoni të lirë si qytetarë të një vendi të lirë.

Votoni pro drejtësisë së munguar, votoni pro SPAK, të vetmit institucion që ju i besoni në Shqipëri. Votoni për t’u ndarë nga e shkuara e hidhur 34 -vjeçare, votoni të vetmen alternative demokratike, Europiane dhe qytetare në Shqipëri, votoni Koalicionin Eurotlantik, votoni numrin 4.

Të dielën Shqipëria vendos të ardhmen, për shpresën ose vazhdimësinë e Katovicës neo komuniste dhe përshpejtimin e zhdukjes si komb.

Rinia shqiptare ka nevojë t’i krijohet mundësia që të mos përfundojë rrugëve të botës, por të jetojë e lirë dhe me shanse të barabarta në Shqipëri në vendin e Shqiponjave dhe të krijojnë familjet të jetojnë me shpresë e të ardhme në tokën amë.

Këto zgjedhje do të monitorohen fort nga SPAK dhe faktori ndërkombëtar, përfshi edhe Britaninë e Madhe. Shpresoj tek kultura perëndimore e votimit, shpresoj tek qytetaria, shpresoj tek drejtësia dhe lufta e pamëshirshme ndaj krimit zgjedhor dhe tjetërsimit te votës.

Është fatkeqësi që kontingjenti më i madh votues sot në Shqipëri është mosha e tretë. Kjo nuk mund të jetë Malësia, Shkodra dhe Shqipëria që duam.

Koha është tani për ndryshimin e madh, koha është sot për votë zemre, votë të lirë, votë për dinjitet dhe mirëqenie, është koha të votoni numrin 4, kandidatet e Koalicionit Euroatlantik. Votoni Naim Hasanin në Qarkun Shkodër.

Respekt për çdo qytetar të lirë që voton i lirë për një Shqipëri si gjithë Europa. Ku është mesazhi im si kandidat i koalicionit Euroatlantik në qarkun Shkodër!

Zoti e bekoftë Shqipërinë tonë të dashur. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që ndodhen

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular