Kardinali nga Çikago i SHBA-së, deri para pak orësh Robert Prevost, ka zgjedhur emrin Leoni i XIV, pasi u zgodh Papa i 267 i Kishës Katolike Romane.
Emri i Papës së ri, i cili i përket rendit të Augustinianëve, ka një histori të gjatë në Kishën Katolike, dhe disa nga paraardhësit e tij kanë qenë nën ndikimin e pushtetarëve dhe janë nënshtruar vullnetit të tyre. Papa Leon i XIV, ka 13-të paraardhës që kishin zgjdhur emrin “Leon”.
Leoni I, i njohur edhe si Leoni i Madh, ishte udhëheqësi i Kishës Katolike nga viti 440 deri në vitin 461. Ai gjithashtu mbante titullin “Mjeku i Kishës” dhe pati guximin që në vitin 452 të takohej personalisht me Attilën, për të shmangur pushtimin e Romës nga hordhitë e tij.
Leoni II – U bë i njohur si “Papa i shkurtër” pasi qëndroi në krye të Kishës vetëm nga viti 682 deri në vitin 683. Ai ishte Papa që miratoi përfundimin e Sinodit të Tretë të Kostandinopojës.
Leoni III (795–816) – Ky është Papa që i dha titullin Perandor i Shën Romakës Perandorie Karlit të Madh në vitin 800, duke e transformuar atë nga një ushtar i madh, gjeneral dhe luftëtar, në një figurë politike për botën europiane të asaj kohe. Karli i Madh ia shpërbleu këtë “favor” duke e mbrojtur Leonin nga armiqtë e tij, dhe duke bërë që pasuritë papale në gadishullin italian të rriteshin ndjeshëm.
Leoni IV (847–855) – Një nga arritjet e tij më të mëdha ishte mbrojtja e qytetit të Romës dhe shpallja e luftës kundër piratëve saracenos.
Leoni V (903) – Kjo ishte papësia e dytë më e shkurtër. Leoni V qëndroi në krye të Kishës Katolike për vetëm një muaj.
Leoni VI (928) – Pak është e njohur për Leoni VI, që pati një periudhë të shkurtër si udhëheqës i Kishës Katolike.
Leoni VII (936–939) – Një mbështetës i thjeshtësisë dhe jetës murgërore, ai luajti një rol të rëndësishëm në paqen me Hungarinë.
Leoni VIII (963–965) – Për disa, ai nuk njihet si Papa, por qëndroi për dy vjet në krye të Kishës Katolike.
Leoni IX (Shën Leoni IX) (1049–1054) – Ai është Papa i dytë shenjti në listën e gjatë të Papëve që kanë zgjedhur këtë emër. Leoni IX ishte një nga reformatorët themelorë të doktrinës katolike dhe njihet si njeriu që filloi proceset që çuan në Shkëputjen mes Kishës Lindore dhe Perëndimore.
Leoni X (1513–1521) – Papa nga familja e Medici. Ai përjashtoi Martin Lutherin dhe mbikëqyri periudhën e hershme të Reformës.
Leoni XI – Prill 1605 (27 ditë) – I njohur si “Papa Shkëndijë” për shkak të papësisë së tij jashtëzakonisht të shkurtër. Ai qëndroi në krye të Kishës për më pak kohë se paraardhësi i tij, Leoni V.
Leoni XII (1823–1829) – Një Papa konservator që kundërshtoi liberalizmin e kohës.
Leoni XIII (1878–1903) – Njohur për enciklikën e tij Rerum Novarum, e cila mbrojti të drejtat e punëtorëve. Ai ishte një mbështetës i flaktë i të dobëtve dhe punëtorëve dhe për shumë njerëz mbetet Papa i vetëm “komunist”.
Ndërsa rruga e Papës të ri nuk do të përcaktohet nga emri që ai ka zgjedhur, është e sigurtë se zgjedhja e emrit nga çdo Papë është një referencë e veçantë në historinë e Kishës Katolike dhe një “shënim” për rrugën që ai do të ndjekë.
Në listën e gjatë të “Leonëve”, Papa i ri ka shembuj të shkëlqyer, por edhe të errët, dhe tani mbetet të vërtetohet se çfarë qëllimesh dhe besime do të ndjekë ai gjatë papësisë së tij.