HomeKronikeZgjedhjet e 11 Majt/ Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e...

Zgjedhjet e 11 Majt/ Zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe ditën e shtunë, ja ora deri kur qytetarët do mund të tërheqin dokumentet e identifikimit

spot_img

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025.

Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave.

Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Qeveria miratoi gjithashtu Aktet Normative që çdo shtetas të votojë, edhe në rast se dokumenti biometrik që zotëron, është me afat të skaduar. Këto masa merren me qëllim që të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe çdo shtetas të ushtrojë të drejtën e votës pa asnjë pengesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular