HomeKronikeMakina del nga rruga dhe përmbyset, nënë e bir në lënduar

Makina del nga rruga dhe përmbyset, nënë e bir në lënduar

spot_img

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:35 në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Librazhd në vendin e quajtur Labinot Fushë ka ndodhur një aksident rrugor.

Një automjet ka humbur kontrollin mbi drejtimin e lëvizjes ,ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, një nënë dhe djali i saj, të cilët ndodheshin në mjet në momentin e ngjarjes.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve nga stafi mjekësor, fatmirësisht të plagosurit nuk ndodhen në rrezik për jetën dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular