HomeKryesorePROFIL/Pse i duhet besuar vota për deputet avokatit të suksesshëm në Britani...

PROFIL/Pse i duhet besuar vota për deputet avokatit të suksesshëm në Britani Naim Hasani

spot_img

Nesër është dita kur shqiptarët do të japin verdiktin për Parlamentin e ardhshëm. Në listat për deputetë janë të paktë ato personalitete të cilat realisht janë histori suksesi në të përditshmen e tyre. Njëri prej tyre në listat e Koalicionit Euroatlantik Qarku Shkodër i bën nder politikës me prezencën e tij. Quhet Naim Hasani, një emër që njihet plotësisht në komunitetin shqiptar në Angli e Britani të Madhe, e gjerësisht në Shqipëri dhe ndër emigrantët tanë kudo në Diasporë. I pranishëm me ndihmën e drejtpërdrejtë për bashkatdhetarët me asistencën e tij përmes zyrës së tij si avokat në Londër zoti Hasani ka qenë dhe një zë i fuqishëm në mediat vendase dhe ato shqiptare për mbrojtjen e interesave të tyre.  Ka jetuar çdo ditë me hallet e shqiptarëve në Britani, e gjithashtu sytë i ka patur në vendlindje në Shqipëri e veçmas në Malësi të Madhe e bashkëqytetarët e qarkut Shkodër. Zoti Hasani veç profesionit të avokatit ka qenë një zë kritik me peshë ndaj padrejtësive të qeverisjes në Shqipëri, por kritikat nuk i kanë munguar as situatës brenda kampit të opozitës së cilës i përket. Ka ditur të rreshtohet brenda linjës së vlerave që ai vet përfaqëson, ato euroatlantike. Beson në një politikë perëndimore, për qytetari sikurse në shtetin ku jeton dhe beson se edhe në Shqipëri të vijë dita që të bëhet politikë si në Britani të Madhe dhe lutet që kjo të ndodh pse jo në këto tani. Në zgjedhjet e ditës së nesërme Naim Hasani përfaqëson Koalicionin Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën.  Ka mjaft ide politike dhe jo vetëm, por dhe administrative, porse nevojitet terreni politik në Shqipërinë tonë të ndryshojë dhe shqiptari i suksesshëm në Londër, avokati dhe qytetari Naim Hasani të jap kontributin e tij dhe kjo do t’i bënte nder politikës. Vjen si garant i ligjit me kulturë britanike dhe zgjedhja e tij në Kuvend si deputet do të ishte një kontribut për shtetbërjen dhe do të çonte drejt qasjes së një mentaliteti perëndimor brenda institucionit ligjbërës. Naimi ka sakrifikuar punët e tija të suksesshme dhe ka ardhur për të dhënë më të mirën e tij për një Shqipëri Europiane. Ka takuar bashkëqytetarët brenda në qarkun Shkodër dhe ata në Britani, ka apeluar ndaj vëllezërve dhe motrave nga Malësia e Madhe, Shkodra, Vau Dejës, Pukës dhe Fushë-Arrësit që ta votojnë në këto zgjedhje duke dhënë garancinë se kurrë nuk do ti zhgënjejë dhe se është në këtë garë për një Shqipëri më të mirë, që të zbatohet ligji dhe të ketë meritokraci. Në këtë xhunglën shqiptare ku të gjithë janë turrur për të blinduar votën përmes formave të ndryshme, Naim Hasani ka ardhur si një qytetar perëndimor duke patur si “armë” të fortë sinqeritetin me votuesin dhe karrierën e tij të suksesshme si garanci se ai do të jetë deputeti që duhet të votojnë për një  Shqipëri si gjithë Europa. E ndërsa Naimi e ka bërë të vetën, mbetet në duar të zgjedhësve se si do të sillen kësaj here, do ta kapërcejnë të vjetrën duke votuar si deri më sot në një besëdhënie fallso, për ata që i kanë mashtruar çdo 4 vite apo të tjerë që i vënë në pozitë të vështirë për të vënë dorën mbi Kuran dhe Bibël se do ti votojnë. Zoti Hasani nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë ky person, nuk do të ketë asnjëherë këtë qasje ndaj bashkatdhetarëve të tij. Në takimet dhe apelin përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit Naim Hasani ka kërkuar votën për nr.4 Koalicionin Euroatlantik dhe emrin e ti. E nesërmja kërkon ndryshim. Të presim dhe shohim.
Jetëshkrimi! Kush është Naim Hasani?
Lindur në Grudë të Malësisë  së Madhe vjen nga një familje e thjeshtë dhe punëtore.  Formimin e parë deri në shkollën e mesme e ka marrë ne vendlindje e pikërisht në Gruemirë.  Në vitin 1992 largohet nga Shkodra dhe fillon studimet e larta për Ekonomist Turizmi në Universitetin Fan Noli në Korçë.
Gjatë studimeve në Universitetin e Korçës përveç rezultateve shumë të mira akademike, shquhet edhe për punën e tij në mbrojtje të të drejtave të studentëve duke qenë kryetar i Unionit Studentor derisa mbaron studimet dhe diplomohet për Ekonomi-Turizëm në verën e vitit 1996. Menjëherë pas diplomimit po atë vit zhvendoset në Tiranë ku punon për pak muaj në Hotel Rogner, derisa detyrohet të largohet nga Shqipëria pas rënies së rendit kushtetues dhe kaosit që mbizotëronte në fillim të vitit të mbrapshtë 1997.
Naim Hasani zhvendoset në Londër nga ku zhvilloi një karrierë ekselente në fushën e drejtësisë, falë punës se tij dhe mbështetjes se palëkundur të qeverisë Britanike.
Në Shtator të vitit 1998, Naim Hasani fillon studimet për drejtësi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Westmister në qendër të Londrës duke punuar me kohë të plotë dhe duke ndjekur studimet me kohë të pjesshme në darkë në mënyrë që të financonte vetë shkollimin e tij, por duke mbajtur edhe familjen në Shqipëri.
Pas 4 vitesh studimesh intensive diplomohet për Drejtësi si Mjeshtër i ligjeve ne Westminster University në Qershor 2003. Menjëherë pas diplomimit, Naim Hasani ndjek kursin dy vjeçar të praktikës Ligjore po në Universitetin e Westminster duke u profilizuar në të drejtën publike dhe kushtetuese, të drejtat e njeriut, azilit dhe emigracionit nga 2003 – 2005.
Gjatë gjithë këtyre viteve z. Hasani punon pa ndërprerje si punonjës i shërbimeve sociale ne qeverisjen lokale te rajonit perëndimor të Hillingdon ne Londër.
Në Tetor te vitit 2005 fillon praktiken ligjore për tu stërvitur si avokat për dy vite pranë studios ligjore JR Jones Solicitors ne Ealing të Londrës.
Pas punës tetëvjeçare duke të studiuar në fushën e drejtësisë Naim Hasani pranohet nga Ministria Britanike e Drejtësisë si avokat i Gjykatës Supreme të Anglisë dhe Wellsit me 15 Tetor 2007.
Prej gati 18 vitesh z. Hasani ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme në fushën e drejtësisë, duke qenë avokati i parë shqiptar i formuar plotësisht në Britani.
Fillimisht zoti Hasani ka punuar në disa studio ligjore si avokat i së drejtës publike dhe kushtetuese, emigracionit dhe azilit.
Në gusht të vitit 2012, edhe pse i ri në karrierë, z. Hasani merr licencën nga Ministria Britanike e Drejtësisë për hapjen e studios së parë ligjore Oliver & Hasani Solicitors, të cilën e drejton në mënyrë shumë të suksesshme edhe sot e në vazhdim me një staf të kualifikuar Britanik dhe u vlerësuar nga auditimet e vazhdueshme nga Ministria Britanike e Drejtësisë për shërbimet ligjore ndaj publikut dhe shtresave në nevojë si Kategoria 1, Ekselencë. Studioja ligjore e z.Hasani ka një kontratë me Ministrinë Britanike të Drejtësisë që nga viti 2018 deri në vitin 2029 për të dhënë shërbime ligjore të subvencionuara nga shteti për shtresat në nevojë të shoqërisë Britanike nga e cila kanë përfituar e vazhdojnë të përfitojnë shërbime ligjore falas (legal aid) shumë azilkërkues shqiptar ndër vite për edhe nga shumë kombësi të tjera.
Zoti Hasani ka përfaqësuar me mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare në lidhje me çështjet e azilit, emigracionit dhe shtetësisë Britanike duke u bërë shumë i njohur në gjithë boten shqipfolëse për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në fushën e drejtësisë, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të bashkëkombësve tanë në Britani, si një njohës perfekt i ligjit Britanik dhe respektimit me fanatizëm të procedurave dhe dispozitave ligjore në Britani nëpërmjet të cilës padyshim ju ka ndryshuar jetën përgjithmonë mijëra familjeve shqiptare qe kane emigruar në këtë vend që nga lufta e Kosovës e deri tani.
Naim Hasani është bërë shumë i njohur në Britani duke u përballur në gjykatat Britanike me Ministrinë e Brendshme në shumë çështje ligjore, por ndër me kulminantët njihet fitorja e tij në Gjykatën Supreme Britanike me 27 dhjetor 2017, kur brenda natës iu kthye mbrapsht shtetësia Britanike që ishte marrë me mashtrim si rezutat i një “aksidenti” historik nga qindra shqiptarë të Shqipërisë që ishin deklaruar si refugjatë që largoheshin nga lufta në Kosovë.
Pasojat e këtij vendimi ishin sizmike dhe shënuan një precedent ligjor të rrallë duke hedhur poshtë vendimet e gjykatave më të ulta për 34 vite dhe duke i dhënë përfundimisht zgjidhje kthimit në identitetin e vërtet e atyre shqiptarëve me shtetësi Britanike në identitet, jo të vërtetë Kosovar.
Pasojat e këtij vendimi janë të prekshme edhe sot për shumë shqiptarë që jetojnë ne Britani dhe familjarët e tyre dhe janë reference ligjore akademike në fushën e drejtësisë.
Për këtë angazhim z.Hasani është nominuar nga Ministria e Drejtësisë si Avokati më i mirë në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Britani për vitin 2018.
Naim Hasani po ashtu ka qenë avokati mbrojtës për disa çështje precedent duke kundërshtuar deri ne Gjykatën Supreme vendimet  e qeverisë Konservatore Britanike për dërgimin e azilkërkuesve dhe emigranteve të paligjshëm nga Britania në shtetin afrikano-lindor të Rwandës në vitet 2022 – 2023 që rezultoi me hedhjen poshtë të kësaj politike të qeverisë nga gjykata Supreme Britanike dhe më pas anulimin me ligj të kësaj politike nga qeveria aktuale laburiste e Sir Kier Starmer.
Naim Hasani po ashtu është edhe një figure publike mediatike duke marrë pjesë vazhdimisht me këshilla dhe opinione në lidhje me çështje te ndryshme që shqetësojnë komunitetin shqiptar në Britani, por sidomos në fushën e azilit dhe emigracionit, duke filluar që nga televizioni i diasporës në Londër ALBUK TV, e të gjitha mediat e shkruara dhe vizive në Shqipëri, rrjetet e ndryshme televizive në Britani dhe botërore.
Përveç angazhimit profesional Naim Hasani është marrë edhe me politike. Ai ka mbështetur nder vite Partinë Demokratike në Shqipëri dhe që nga Janari 2017 e deri në 2024 ka drejtuar degën e Partisë Demokratike në Mbretërinë e Bashkuar.
Aktualisht është drejtues i degës së Koalicionit Euroatlantik dega Britani e Madhe dhe nga data 12 Mars 2025 është zyrtarisht kandidat i kësaj force politike për qarkun Shkodër në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit 2025, koalicion i drejtuar nga z.Lulzim Basha.
Naim Hasani është po ashtu drejt finalizimit të viteve të nevojshme të eksperiencës ligjore në fushën e drejtësisë kusht vendimtar për tu bërë gjykatësi i parë shqiptar në historinë e Britanisë se Madhe.
Naim Hasani jeton prej 28 vitesh ne Londër. Ai është i martuar me bashkëshorten Bora dhe kanë tre djem, të gjithë shtetas shqiptar dhe Britanik!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular