HomeKryesoreBasha voton në Njësinë 8 bashkë me vajzën e tij Dafinën: Besoni...

Basha voton në Njësinë 8 bashkë me vajzën e tij Dafinën: Besoni te Shqipëria votoni për të ardhmen tuaj, brezi i ri ka fuqinë për ndryshim

spot_img

Basha voton në Njësinë 8 bashkë me vajzën e tij Dafinën: Besoni te Shqipëria votoni për të ardhmen tuaj, brezi i ri ka fuqinë për ndryshim

Basha voton në Njësinë 8 bashkë me vajzën e tij Dafinën: Dilni ushtroni të drejtën tuaj! Veçanërisht brezi i ri të votojë për veten e tyre, për të ardhmen

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga vajza e tij e madhe, Dafina, votuese për herë të parë, ka votuar në Njësinë 8 në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një prononcim për mediat pas votimit, Basha uroi që kjo të jetë një ditë e qetë dhe demokratike, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur qeverinë, parlamentin dhe përfaqësuesit e tyre.

Ai pati një apel të veçantë për brezin e ri, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë.

“Mirëmëngjes! Ju uroj një ditë të paqtë të gjithë qytetarëve shqiptarë. U bëj thirrje të drejtohen drejt kutive të votimit për të ushtruar një të drejtë për të cilën është luftuar dhe sakrifikuar shumë – të drejtën për të zgjedhur me votë qeverinë, parlamentin, deputetët që i përfaqësojnë. E kam këtë thirrje në mënyrë të veçantë për brezin e ri. Në këtë ditë shumë të veçantë për mua, kur vajza ime e madhe Dafina voton për herë të parë, dua t’i drejtohem të rinjve dhe t’u them: sot keni një të drejtë të çmuar për të ushtruar. Dilni nga shtëpia, merrni pak kohë dhe votoni – për veten tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj. Besoni te Shqipëria, besoni te vetja juaj, besoni tek e ardhmja,” – u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular