HomePolitikeKryeparlamentarja Elisa Spiropali, e para lidere politike që voton: Sot është dita...

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e para lidere politike që voton: Sot është dita e Shqipërisë, të tregojmë që jemi evropianë

spot_img

Shqipëria po zhvillon sot zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, me pjesëmarrjen e qytetarëve në të gjitha 12 qarqet e vendit.

Së bashku me ta, edhe liderët politikë kanë nisur procesin e votimit.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ishte e para përfaqësuese politike që votoi këtë mëngjes.

Ajo ushtroi të drejtën e saj në Qendrën e Votimit pranë Parkut Olimpik në Tiranë, duke dhënë një mesazh simbolik për rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin demokratik.

“Faleminderit juve që keni dalë herët për të pasqyruar këtë ditë të demokracisë. Sot është dita e qytetarëve, kombit, shtetit, Shqipërisë. Të gjithë të votojnë sot me qytetari, siç është zhvilluar fushata. Të tregojmë që jemi evropianë. Urime të gjithëve dhe sa më shumë të votojnë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë është e ardhmja jonë”, u shpreh Spiropali para gazetarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular