Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin, të cilën e ka shpërndarë vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Telefonata e vëllait tim Hashim ishte jashtëzakonisht prekëse dhe Komandanti ndodhej në formën e tij më të mirë,” ka shkruar Rama.
Partia Socialiste duket se po kryeson në shumicën e qarqeve në zgjedhjet parlamentare të 2025, sipas të dhënave të para.
Dhe në foto shihet Rama i cili mesa duket po përgatit fjalimin e fitores. Në kompjuterin e tij, ai është duke punuar për të formuluar mesazhin e tij për mbështetësit dhe gjithë shqiptarët që i dhanë votën PS-së.