Në Kolonjë dhe në Pustec është mbyllur numërimi i kutive të votimit, ku në të dyja bashkitë e Qarkut Korçë, Partia Socialiste ka dalë fituese.
Në Kolonjë, socialistët numërojnë 3733 vota, kundrejt 1664 votave të grumbulluara nga Partia Demokratike.

Sa i përket Pustecit, aty PS numëron 1054 vota, ndërsa demokratikët kanë grumbulluar vetëm 458 vota.
