HomeSport“Me Interin, ishte një goditje e fortë”/ Pedri pas triumfit kundër Realit:...

“Me Interin, ishte një goditje e fortë”/ Pedri pas triumfit kundër Realit: Nuk e kisha menduar një fitore të tillë!

spot_img

Pedri ka vijuar formën e tij të shkëlqyer me një tjetër paraqitje mbresëlënëse në suksesin 4-3 të Barcelonës ndaj Realit të Madridit.

Katalanasit mundën rivalët e tyre në La Liga dhe tashmë e kanë gjithçka në dorën e tyre. Duke folur pas takimit në “Montjuiç”, Pedri Gonzalez nuk e ka fshehur habinë për rezultatin e takimit.

“E imagjinova një ndeshje më të rehatshme, me më pak gola. E nisëm ndeshjen shumë dobët. Gjatë gjithë sezonit, kemi pasur mundësinë të përmbysim dhe e kemi bërë. Për fat e kemi bërë dhe këtë herë kundër Realit. Ka shumë ndeshje që i kemi përmbysur. E kemi përmirësuar mentalitetin tonë, besojmë në vetvete dhe kështu ka qenë. Sa herë që fiton një ‘El Clasico’, duhet të festosh”, deklaroi Pedri.

Mesfushori nga Ishujt Kanarie ka theksuar dhe rëndësinë e këtij suksesi pas eliminimit nga Liga e Kampioneve.

“Ajo që ndodhi kundër Interit, ishte një goditje e fortë. Që nga momenti që humbëm, kemi folur për një reagim ndaj Realit. E dinim se duhej të fitonim dhe të rrisnim epërsinë tonë. Do të duhet të presim deri në ndeshjen tjetër për ta mbyllur. Mendoj se është një diferencë e madhe dhe duhet të përpiqemi të fitojmë ndeshjen kundër Espanjolit”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular