HomeKryesoreEmocion dhe muzikë, nis nata e parë e Eurovision 2025 në Bazel

Emocion dhe muzikë, nis nata e parë e Eurovision 2025 në Bazel

spot_img

Performanca artistike emocionuese përmes elementëve të traditës dhe kulturës zvicerane dhe skenografi dritash shumëngjyrëshe, kështu nisi nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2025, që po zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Nën moton “Të bashkuar nga muzika”, këtë mbrëmje do të performojnë 15 këngët e para, ku do të garojë edhe vendi ynë.

Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, e cila do të interpretohet e 12-ta në renditjen e natës së parë.

Gjysmëfinalja e dytë do të mbahet më 15 maj, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 17 maj. Të tria netët e festivalit do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare. Nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet për përfaqësuesen shqiptare. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote

Metodat e votimit sipas vendeve

  • Shqipëria: Voto me SMS duke dërguar një mesazh në 54345 me kodin e këngës (01 deri në 15 në gjysmëfinale, 01 deri në 26 në finale). Çmimi për SMS: 120 ALL.
  • Italia, Lituania, Malta, Luksemburgu, Ukraina, Suedia, Zvicra, Australia etj.: Voto vetëm online në esc.vote.
  • Mbretëria e Bashkuar, Austria, Kroacia, Spanja, Serbia, Franca, Danimarka etj.: Voto përmes telefonit, SMS-së ose online në esc.vote.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular