HomeKryesoreMirënjohje votuesve! Do të vazhdoj të jem një zë i lirë kundër...

Mirënjohje votuesve! Do të vazhdoj të jem një zë i lirë kundër Rilindjes dhe kurrë me non gratat

spot_img

Nga Naim Hasani
Të nderuar bashkëqytetarë të mi nga Qarku Shkodër, gjithë Shqipërinë dhe Diasporë.
Në përfundim të këtij procesi zgjedhor dua të falënderoj secilin që më ka besuar votën dhe është bërë pjesë e këtij procesi elektoral në Shqipëri.
Ndërkohë si kandidat i Koalicionit Euroatlantik, forcës politike opozitare e krijuar vetëm 2 muaj para ditës së zgjedhjeve, dua të kërkoj ndjesë që nuk mundëm të rrëzonim nga pushteti Rilindjen.
Vëllezër dhe motra!
Si opozitarë kemi mundur të bëjmë më të mirën, të jemi alternativë reale jo vetëm me program, ide dhe vizion, por dhe personalitete si kandidatë të cilët nuk kanë patur asnjë gjë negative në biografinë e tyre, por përkundrazi kanë qenë histori suksesi në të përditshmen e tyre.
Shpreh keqardhje që ne erdhëm në këtë ditë pas një konflikti jo të vogël mes nesh.
Tonelata balte hedhur nga estabilishmeti i vjetër i Partisë Demokratike, copëzimit dhe madje gati në konflikt mes nesh dhe e gjitha kjo na rezultoi që paska qenë për të mundur njëri-tjetrin e jo Edvin Ramën.
Nuk besoj ka qenë kjo çfarë kanë kërkuar shqiptarët nga ne.
Qytetarët kanë dashur qe ne te jemi alternative reale qeverisëse përballë asaj maskarade përplasje që ndodhi ndër opozitarë.
Qytetarët zgjodhën të vazhdojmë me Rilindjen, zgjodhën të kenë sërish Edi Ramën kryeministër.
Për këtë kemi ne faj (jo personalisht pasi kam qenë zë i fortë për një opozitë krah SHBA, Britanisë së Madhe), që nuk mundëm të dimë të jemi të bashkuar rreth një qëllimi siç është ardhja në pushtet dhe jo rreth një individi për të ruajtur ofiqet që ka patur nga pushteti dhe shërbëtorëve të tij.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, ju që jetoni dhe punoni në Britani të Madhe dhe Diasporë, ju vëllezër dhe motra nga Malësia e Madhe, Shkodra, Vau Dejës, Puka dhe Fushë-Arrësi, e gjithë Shqipërisë, unë Naim Hasani do të vazhdoj të jem sërish një zë i lirë kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe kriminale që ka zbrazur trojet tona, do të denoncoj me forcë çdo padrejtësi, por siguroj që kurrë nuk do të jem as krah i  estabilishmetit të vjetër të PD që po tallet me demokratët, opozitarët duke luftuar dhe punuar vetëm për interesat e tyre dhe jo patur në fokus hallet dhe nevojat e qytetarëve shqiptarë.
Naim Hasani do të jetë krah çdo shqiptari që do të ketë nevojë për të siç dhe kam qenë deri më sot në profesionin tim dhe jo vetëm, dhe te vazhdoj ti mbroj denjësisht me shpirt dhe profesionalizëm
Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem demokrat, por kurrë nuk do te jem pjese e një partie ku drejton një i shpallur non grata nga Britania e Madhe dhe SHBA dhe që e ka privatizuar dhe shkatërruar totalisht Partinë Demokratike dhe ju ka privuar “derisa ta marrë Zoti” të drejtën për të ardhur në pushtet e për të formuar qeveri, duke i mbajtur përjetësisht në opozitë për interesa tërësisht personale.
Ditën që çlirohet Partia Demokratike nga pengmarrësi dhe shërbëtorët e tij unë do te jem atje si demokrat, si shqiptar qe dëshiron një Shqipëri te lire dhe Europiane.
Faleminderit dhe Zoti qoftë me ju.
Shqipëria realisht meriton më Shumë.
Ardhtë ajo ditë që në këtë vend të votohet lirë dhe ky vend i bekuar të jetë i zhvilluar krah botës perëndimore.
Ju bej thirrje demokratëve kudo qe ndodhen te reflektojnë dhe te ndahen njëherë e mire nga non-gratat qe thjesht pengojnë lirinë dhe shpresën e shqiptarëve për një alternative qeverisëse të opozitës se djathte.
FALEMINDERIT DHE JU KERKOJ NDJESE PUBLIKE MIQ TE SHQUAR QE NUK MUNDEM TE KEQEN QE KA MBULUAR SHQIPERINE!
ZOTI I BEKOFTE SHQIPERINE DHE SHQIPTARËT KUDO QE NDODHEN
MIRUPAFSHIM SE SHPEJTI SHQIPERIA IME!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular