HomeKryesoreCilat janë shtetet që e njohin lejedrejtimin shqiptare?

Cilat janë shtetet që e njohin lejedrejtimin shqiptare?

spot_img

Republika e Shqipërisë ka lidhur marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjelltë dhe konvertimin e lejeve të drejtimit (të cilat janë në fuqi) me shtetet si vijon:

  • Italinë;
  • Gjermaninë;
  • Maqedoninë e Veriut (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
  • Kroacinë (e vlefshme deri më 22.12.2020);
  • Malin e Zi (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
  • Kosovën (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
  • Greqinë;
  • Arabinë Saudite;
  • Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet që janë palë e Konventës së Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor” e 8 Nëntorit 1968, e amenduar, kur janë të pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare të vlefshme (e cila është në përputhje me modelin e vendosur në Aneksin 7 të konventës)  të shoqëruar me leje drejtimin kombëtare të vlefshme.

Për informacione më të detajuara mbi shtetet të cilat janë palë e Konventës së Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor” e 8 Nëntorit 1968 kliko këtu.

*Për informacione më  të detajuara mbi dokumentin e nevojshëm për drejtim mjeti, që duhet të shoqërojë leje drejtimin kombëtare, kur udhëtoni në shtete të huaja të cilat nuk aderojnë në Konventën e Vjenës “Mbi  qarkullimin rrugor” e 8 Nëntorit 1968, të amenduar; është i nevojshëm konsultimi me faqen zyrtare të shtetit që do të vizitoni apo me përfaqësinë diplomatike të atij shteti të vendosur në RSH-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular