Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka uruar homologun e tij, Edi Rama, për fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.
Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), Orban e cilësoi rezultatin si një “fitore dërrmuese”, ndërsa shprehu entuziazmin për takimin me Ramën këtë të premte në Tiranë, ku do të mbahet Samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian (EPC).
“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij dërrmuese në zgjedhjet parlamentare shqiptare.
I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të rezultojë të jetë një Samit historik të Komunitetit Politik Europian (EPC)”, shkroi Orban.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian pritet të mbledhë liderë nga e gjithë Europa në Tiranë, për të diskutuar sfidat e sigurisë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal. Kjo do të jetë vizita e radhës e Orban në Shqipëri në kuadër të takimeve të nivelit të lartë me liderë të rajonit.
