HomePolitike"Rama, një Putin i vogël që duhet luftuar", Bujar Leskaj: Humbja, si...

“Rama, një Putin i vogël që duhet luftuar”, Bujar Leskaj: Humbja, si pasojë e makinerisë shtetërore të shndërruar në regjim

Kreu politik i PD-së për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, teksa pranoi se humbja ishte e thellë dhe do bëhej analiza me përgjegjësi e korrektesë, vuri theksin te makineria shtetërore e qeverisë Rama për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve.

Pak para nisjes së mbledhjes së thirrur nga Berisha në PD, ai e cilësoi kryeministrin “një Putin të vogël” që e ka shndërruar në një regjim vendin dhe që duhet luftuar.

“Kjo është humbje si rrjedhojë e makinerisë elektorale të përdorur nga Rama. Ne do ta analizojmë, mandatin e katërt e humbëm për shkak të votës së diasporës. Do ta analizojmë me përgjegjshmëri, ndershmëri dhe korrektesë. Por mos harroni se Rama ka prishur çdo çdo raport institucional në Shqipëri. Ka shkatërruar institucionet e shtetit, i ka vënë në shërbim, në shërbim të zgjedhjeve, të një fushate jo të drejtë dhe të ndershme. Kjo është rrezikshmëria më e madhe për shqiptarët. Unë jam krenar për ata demokratë qëndrestarë që mbrojtën votën dhe vijojnë ta mbrojnë e punojnë”, tha Leskaj në fjalën e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular