HomePolitikeVota preferenciale e Durrësit, emrat e deputetëve të PS dhe PD në...

Vota preferenciale e Durrësit, emrat e deputetëve të PS dhe PD në Kuvend. Ja kush mbeten jashtë

spot_img

Në qarkun e Durrësit janë numëruar 197 nga 493 kuti votimi sa i përket votave preferenciale ku PS-ja do të fusë tre deputetë nga lista e hapur dhe demokratët vetëm një.

Sipas të dhënave zyrtare deputeti Arkend Balla rezulton deputeti më i votuar i listës së hapur teksa ka marrë deri tani 8271 vota. Gjithashtu fitues janë edhe Ani Dyrmishi me Etleva Budinin e cila përfiton nga kuotat gjinore, ndërkohë që deri tani jashtë është deputeti Alban Xhelili.
Sa i përket listës së hapur të Partisë Demokratike, deri tani më i votuari është ish prokurori i përjashtuar nga Vettingu, Arjan Ndoja i cili ka marrë 3878 vota, ndërsa në vend të dytë, por që mbetet jashtë Kuvendit, renditet Aulon Kalaja me 3006 vota.

Lista e PS
Klodiana Spahiu (listë e mbyllur)
Milva Ekonomi (listë e mbyllur)
Loer Kume (listë e mbyllur)
Skënder Pashaj (listë e mbyllur)
Aurora Mara (listë e mbyllur)
Arkend Balla 8271 vota
Ani Dyrmishi 5264 vota
Etleva Budini 1390 vota

Lista e PD
Oerd Bylykbashi (listë e mbyllur)
Artan Luku (listë e mbyllur)
Manjola Luku (listë e mbyllur)
Gent Strazimiri (listë e mbyllur)
Igli Cara (listë e mbyllur)
Arian Ndoja 3878 vota

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular