HomeLifestyle"Fillova të ndieja mpirje në..."/Aktorja zbulon se si e mësoi për sëmundjen...

“Fillova të ndieja mpirje në…”/Aktorja zbulon se si e mësoi për sëmundjen e saj!

spot_img

Ndërsa muajt kalonin, Applegate pretendon se simptomat u përhapën…
Aktorja e njohur Christina Applegate e ftuar në podcast-in “Conan O’Brien Needs a Friend”, ndau përvojën e saj rreth shenjave më të hershme të sëmundjes që i ndryshoi jetën përgjithmonë në vitin 2021, e cila është skleroza e shumëfishtë.

Megjithëse në atë kohë ajo ende luante tenis dhe bënte ecje në natyrë, simptoma e parë, pretendon, ishte aq delikate sa mund ta kishte injoruar lehtësisht, së bashku me ndjesinë e shpimit dhe mpirjen e gishtërinjve të këmbëve.

“Ishte janari i vitit 2021, fillova të ndieja mpirje në gishtërinjtë e këmbëve. Isha ende fizikisht aktive, por diçka nuk shkonte”-tha aktorja. Ndërsa muajt kalonin, Applegate pretendon se simptomat u përhapën, nga gishtërinjtë e këmbëve deri te këmbët dhe pastaj në gjunjë.

Ajo filloi të humbiste ekuilibrin, kuptoi se po fillonte të ndihej në siklet kur ishte nën ndikimin e drogës dhe dhimbja u bë e padurueshme. Shoqja e saj, kolegia Selma Blair, e cila vetë po lufton me të njëjtën sëmundje e ndihmoi dhe i qëndroi pranë.

Ardit Çuni: “Mendësia e rinisë sot është që gjërat nuk bëhen, por…”

Tani, në moshën 53-vjeçare, Christina nuk e fsheh sa sfiduese është jeta e përditshme me sklerozë për të. “Nëse njerëzit do ta shihnin jetën time çdo ditë, nuk do ta duronin dot. Ndonjëherë as unë nuk e duroj dot”-tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular