HomeLifestyle"Nëna ime u diagnostikua me kancer..."/Pyetja që vuri në siklet përfaqësuesin e...

“Nëna ime u diagnostikua me kancer…”/Pyetja që vuri në siklet përfaqësuesin e Norvegjisë në Eurovision!

spot_img

Shumë e kanë quajtur këtë momentin më të sikletshëm në edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës në Eurovision…

Në një takim të organizuar para fillimit zyrtar të Festivalit të Këngës në Eurovision në Bazel, Odette Hella’Grand, i bëri një pyetje përfaqësuesit të Norvegjisë, Kyle Alessandro, e cila shumë shpejt u bë virale. “Kënga juaj quhet ‘Lighter’, apo jo?”-e pyeti ylli i zhanrit ‘Drag Queen’, të cilës ai iu përgjigj: “Si një çakmak? A duhet gjithmonë të kërkosh një çakmak jashtë një klubi dhe të vjen ndërmend: ‘Do të shkruaj një këngë për një çakmak’?”-pyeti ajo.

“Në fakt bëhet fjalë për nënën time. Ajo u diagnostikua me kancer dy vjet më parë dhe më tha të mos e humbisja kurrë dritën time. Nga këtu lindi kënga ‘Lighter’”-shpjegoi ai. Shumë e kanë quajtur këtë momentin më të sikletshëm në edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës në Eurovision. Ndërkaq, gjysmëfinalja e parë e Festivalit të Këngës në Eurovision do të zhvillohet sonte në Bazel, duke filluar nga ora 21:00.

Më shumë se 70 artistë dhe muzikantë, të cilët dikur kanë përfaqësuar vendet e tyre në Eurovision, kanë nënshkruar një letër të hapur ku kërkojnë përjashtimin e Izraelit dhe transmetuesit të tij kombëtar, KAN, nga edicioni i këtij viti i Eurovision Song Contest. Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision ka qenë temë e debatit që nga viti i kaluar, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular