Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të apendicit të mërkurën në mbrëmje. Spanjolli iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente pasi përjetoi shqetësime gjatë gjithë ditës. Analizat mjekësore përcaktuan se ishte apendicit.
Në parim, Ferran Torres, do të humbasë fundin e sezonit të La Ligës, përfshirë tre ndeshjet e mbetura kundër Espanjol, Vijareal dhe Atletiko Bilbaos.
Ajo që është e sigurt është se Torres nuk do të jetë në derbi, ku mund të kishte qenë titullar, ashtu siç ka qenë në ndeshjet e fundit të Barcelonës për shkak të mungesës së Levandoëskit.
Prandaj, Flik do të duhet të rrezikojë me sulmuesin polak, i cili dukej fizikisht i paqëndrueshëm në rikthimin e tij kundër Interit, ose të zgjedhë Olmon si sulmues qëndror.